Aktualitet

Infektohen 3 ushtarë shqiptarë pjesë e KFOR-it, erdhën nga Kosova

29 Prill 2020, 09:36 Nga DOSJA
Infektohen 3 ushtarë shqiptarë pjesë e KFOR-it, erdhën nga

TIRANË– Ditën  e sotme është mësuar se 3 ushtarë shqiptarë pjesë e KFOR-it janë infektuar me Covid-19.

Në deklaratën  e ditës së sotme, Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik zbuloi se tre ushtarët e prekur janë raste të importuara nga Kosova dhe aktualisht ndodhen në spitalin Infektiv të shtruar.

Më pas ajo nuk dha më shumë detaje për gjendjen e tre ushtarëve të sëmurë se kur kanë ardhur nga Kosova, por njoftoi se janë të shtruar te Infektivi. Gjendja e tyre mësohet se nuk është e rëndë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive. Në totalin e të shtruarve në spitalin infektiv, ndodhen edhe 3 raste të importuara COVID19, ushtarë shqiptarë të KFOR të ardhur nga Kosova”– njoftoi sot ministria e Shendetësisë

Numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 766, pasi gjatë orëve të fundit janë konfirmuar me COVID edhe 16 persona të tjerë. Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë, 1 raste në Shkodër dhe 1 rast në Berat. Ndërsa,  numri i të shëruarve ka shkuar në  455 dhe kanë humbur jetën 30 persona.  Nga 281 pacientët aktivë me COVID19 në vendin tonë vetëm 10 % po trajtohen në dy spitalet COVID.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet infektohen 3 ushtare te kfor kfor koronavirusi ne shqiperi infektohen 3 ushtare te kfor kfor koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll