Aktualitet

Kush janë dy vëllezërit që mbrëmë terrorizuan Skraparin, qëlluan me armë zjarri edhe në drejtim të efektivëve

29 Prill 2020, 06:08 Nga DOSJA
Kush janë dy vëllezërit që mbrëmë terrorizuan

Skrapar- Hekuran dhe Hysen Met’hoxha janë dy vëllezërit me probleme mendore, të cilët një ditë më parë terrorizuan qytetin e Skraparit, pasi qëllonin me armë në ajër dhe në drejtim të Policisë. Pas 4 orësh izolimi në banesën e tyre në lagjen “5 shtatori” dhe negociatash të njëpasnjëshme me Policinë ata u vetëdorëzuan.

 

Mesnatën e djeshme në lagjen “5 shtatori” të Skraparit   57-vjeçari me probleme të shëndetit mendor qëlloi në ajër dhe më pas në drejtim të efektivëve të Policisë. Ai bashkë me të vëllain u izoluan në apartamentin e tyre dhe fillimisht nuk pranonin  të negocionin me efektivët e policinë. Pallati ku jeton 57-vjeçari u rrethua nga FNSH-të e RENEA. Gjatë mesnatës ata u vetëdorëzuan dhe tashmë ndodhen në qeli.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode

Sondazh

Poll