Aktualitet

COVID-19/ 766 të infektuar dhe 16 raste të reja në 24 orët e fundit, shënohen 31 viktima, MSH: Ndërron jetë i moshuari ng

29 Prill 2020, 05:50 Nga DOSJA

SHQIPERI- Shqipëria është ende në luftë me COVID-19, por fatmirësisht ditët e fundit numri i rasteve të reja është stabilizuar. Ministria e Shëndetësisë sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 16 raste të reja me një total prej 766 të infektuar.  Sipas ministrisë, në të dy spitalet COVID po marrin trajtim vetëm 10% e atyre që janë COVID aktivë ndërsa të tjerët po marrin trajtim në spital. 5 rastet e sotme në Krujë, janë kontakte të punonjësve të fasonerisë. Po ashtu edhe raste nga fasoneritë janë shënuar edhe në Tiranë. Burime për Dosja.al pranë ISHP-së bëjnë me dije se një biznes në autostradë janë infektuar dy punëtore dhe shefja e tyre. Duke qënë se fasoneria është kthyer në një vatër infektimi, Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur që të mbyllë biznesin. Ndërsa rasti i Shkodrës, është djali i infermieres e cila rezultoi dje pozitive me COVID.  Sakaq, numri i viktimave është 31, ndërkohë që numri i të shëruarve vijon të rritet.

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll