Aktualitet

Krisma armësh në Çorovodë! Policia sqaron ngjarjen: Qëlloi një 57-vjeçar, vuan nga probleme të shëndetit mendor, prej 3

28 Prill 2020, 22:08 Nga DOSJA
Krisma armësh në Çorovodë! Policia sqaron ngjarjen:

SKRAPAR– Pas raportimit të Dosja.al lidhur me të shtënat me armë zjarri në qytetin e Çorovodës, Policia e Shtetit ka dhënë sqarimin zyrtar lidhur me ngjarjen. Me anë të një komunikate zyrtare për shtyp, Policia bën me dije se rreth orës 20:40, në lagjjen
“5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, një 57-vjeçar me H. H., ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sipas Policisë, 57-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qëlluar edhe mbi Policinë kur ka parë që i janë afruar. Ndërsa bëhet me dije se që prej orës 20:40 është mbyllur në banesë  dhe nuk i është përgjigjur thirrjeve për t’u dorëzuar.

Ende nuk dihet nëse në banesë ka persona të tjerë, të cilëve mund t’u rrezikohet jeta nga 57-vjeçari.

NJOFTIMI I PLOTË:

Skrapar/ Informacion paraprak. Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë. Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Çorovodës. Një 57-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka qëlluar në ajër dhe më pas mbi efektivët e Policisë. Për t’u mbyllur më pas në banesën e tij prej më shumë së 3 orësh. Pallati ku jeton 57-vjeçari është rrethuar nga FNSH-të e RENEA-t. Pavarësisht thirrjeve për dorëzim nga efektivët, ende nuk ka asnjë sinjal nga brenda banesës në lagjen “5 shtatori”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode

Sondazh

Poll