Aktualitet

Kur mund të zhduket COVID-19 në Shqipëri? Përgjigjet Eugena Tomini: Do kemi një ‘bisht’ të pandemisë…

29 Prill 2020, 05:57 Nga DOSJA
Kur mund të zhduket COVID-19 në Shqipëri? Përgjigjet Eugena

Tiranë- Shefja e Epidemiologjisë në Insitutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi  mbërmjen e djeshem në emisionin “Real Story” në News 24,  se “bishti” i pandemisë së koronavirusit në Shqipëri mund të arrihet në javën e dytë të qershorit.

Duke komentuar një studim të Universitetit të Singaporit që fliste për efektin e pandemisë, Tomini tha se: “Në disa elemente bashkohem për shkak të zhvendosjes së kurbës epidemike, pra është paraqitur e butë e dhëmbësuar deri diku nga java e 7 dhe e 8 e pandemisë që tregon se nuk ka karakter shpërthyes. Masat mund të zgjasin edhe kohën e largimit të virusit..pesha e masave të marra ndikoi në shfaqjen e butë të pandemisë, vetë karantinimi i gjithë Shqipërisë bëri që të shkëpusim zinxhirin e transmetimit. Mendoj që java e dytë e qershorit sipas parashikimeve do kemi një bisht të pandemisë, por jo zhdukje”, u shpreh ajo.

Aktualisht në vend janë prekur nga virusi 750 persona, janë shënuar 30 viktima dhe 431 të tjerë janë shëruar. Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini viktimat e covid ne shqiperi eugena tomini viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll