Aktualitet

Plagosja e punonjësit të burgut të Peqinit, Policia e Shteti tregon DINAMIKËN: Ishte plumb qorr, u qëllua nga një kodër

28 Prill 2020, 20:24 Nga DOSJA
Plagosja e punonjësit të burgut të Peqinit, Policia e Shteti

PEQIN– Policia e Shtetit ka dhënë versionin zyrtar lidhur me plagosjen e Idajet Pajës, punonjës në burgun e Peqinit. Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se 41-vjeçari është qëlluar nga një plumb qorr.

I dyshuari kryesor, me iniciale G.K., është arrestuar pasi mësohet se ai kishte qëlluar në ajër në një kodër të fshatit Progër. Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën me të cilën 35-vjeçari ka qëlluar në ajër dhe si pasojë ka plagosur lehtë punonjësin e burgut.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i cili ka qëlluar në ajër në një kodër të fshatit Progër. Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën me të cilën autori ka qëlluar në ajër. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Peqin, i shtetasit G. K., 35 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin. Po si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e autorit të dyshuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër ky shtetas. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Punonjësit i burgut të Peqinit, Idajet Paja, 41 vjeç, është qëlluar me armë zjarri nga jashtë teksa ai ndodhej brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije 41-vjeçari ishte instruktor qensh.

Atij i është dhënë ndihma e parë në spitalin e burgut, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pak minuta pas ngjarjes, Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, ndërkohë që bën me dije se plagosja ka ndodhur me plumb qorr.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i peqinit plagosje ne burgun e peqinit burgu i peqinit plagosje ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll