Aktualitet

PAMJET/ Krisma armësh në Çorovodë! 57-vjeçari qëllon mbi Policinë, rrethohet pallati, ‘shpresat’ tek RENEA-t

28 Prill 2020, 21:39 Nga DOSJA
PAMJET/ Krisma armësh në Çorovodë! 57-vjeçari

ÇOROVODË– Krisma armësh në Çorovodë. Dosja.al raportoi e para dhe siguroi pamje nga qyteti ku edhe dëgjohen qartazi të gjithë të shtënat e armëve.

Mësohet se ngjarja po ndodh në një pallat pranë lagjes “5 shtatori”. Policia ka sqaruar në deklaratë zyrtare se një 57-vjeçar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar më armë në ajër.

Pasi banesa e tij u rrethua nga Policia, 57-vjeçari qëlloi edhe më ta, duke u mbyllur në banesën e tij që prej orës 20:40 të mbrëmjes.

57-vjeçari jeton bashkë me të vëllain por ende nuk dihet nëse ka familjarë të tjerë në banesë, të cilët janë potencialisht të rrezikuar nga familjari i tyre. Po ashtu, 57-vjeçari përbën rrezik edhe për banorët e tjerë të pallatit.

Pavarësisht se Polica dhe FNSH-të e zonës, prej orësh negociojnë me të, ende nuk ka asnjë shenjë dorëzimi nga ana e tij. Për ndihmë shtesë për neutralizimin e tij, në Çorovodë kanë shkuar edhe forcat speciale të RENEA-ve, të cilët do të kërkojnë dorëzimin e tij. Aksioni pritet që të zgjasë gjatë gjithë natës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode

Sondazh

Poll