Aktualitet

“Do ketë rritje të krimit”, gazetarja Lala bër paralajmërimin e fortë: Bandat s’janë izoluar asnjë ditë!

28 Prill 2020, 21:10 Nga DOSJA
“Do ketë rritje të krimit”, gazetarja Lala bër

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka folur sot për krimin në vend  dhe bëri një paralajmërin duke thënë se mund të ketë dhe vrasje të tjera. E ftuar sot në emisionin “Real Story”, Lala tha se do të kemi rritje të krimit, për shkak të izolimit të shoqërisë nga koronavirusi, ndërsa shtoi se vrasja e dy vëllezëve në Durrës është një lloj krimi si rrjeta e merimangave. 

Policia ka mungesë të theksuar të burimeve njerëzore, moskoordinim të caktuar për administrim të situatës, ka punuar me orë të zgjatura dhe mbase nuk është paguar. Për këto arsye, polici nuk mund të jetë kudo. Kjo për krimin ordiner. Sa i përket krimit të organizuar, nuk ka qëndruar në asnjë moment në karantinë, por i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe në momentin që u hap pak fasha, bëri dy goditje njëherësh. Krimi i organizuar po shfrytëzon situatën për të larë hesapet.

Policia nuk mund të jetë kudo. Pra, do të duhen prova shkencore për arrestimet e të dyshuarve. Duhen prova, që të mos kundërshtohen nesër, ndryshe policia do të dështojë të nesërmen në përballjen në gjykatë. Duhen vënë disa prioritete, që disa momente të vështira, si krimi në familje, krimi i organizuar, nuk duhen harruar për asnjë moment. Ngjarja e Durrësit është tamam si ajo rrjeta e merimangës dhe do dojë kohë të zbardhet”, tha Lala.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala kriminaliteti ne shqiperi vrasja ne durres vrasja në lezhë klodiana lala kriminaliteti ne shqiperi vrasja ne durres vrasja në lezhë

Sondazh

Poll