Aktualitet

S’ndalet krimi në vend/ Dëshmia e qytetarit në Skrapar: Po qëllojnë policinë me kallash, pritet ndërhyrja e RENEA-s

28 Prill 2020, 20:36 Nga DOSJA
S’ndalet krimi në vend/ Dëshmia e qytetarit në Skrapar: Po

SKRAPAR– Lirimi i masave të koronavirusit duke se ka nxjerrë nga ‘strofkulla’ të gjithë personat me precedent kriminalë, duke shkatuar brenda 48 orësh 4 vrasja dhe 2 plagosje me armë zjarri. Por nuk ka ndalur me kaq. Një ngjarje e pazakontë raportohet se po ndodh në këto momente në qytetin e Çorovodës. Një banor i zonës ka dërguar një mesazh, të cilit i ka bashkangjitur edhe një video duke pretenduar se disa persona kanë hapur zjarr ndaj forcave të policisë së qytetit.

Në pamjet e publikuara duket një mjet tip “Range Rover” i bardhë, i cili qarkullon me shpjetësi rrugëve të qytetit.

Dëshmitari ka bërë me dije se personat nuk pranojnë të dorëzohen dhe se kanë kërcënuar efektivët e Policisë nga ambientet e brendshme të banesve të tyre. Gjithashtu ai bën me dije se në vendngjarje  ka mbërritur drejtori i policisë së Beratit dhe Forcat Shqiponja, të cilat po përpiqen të negocionojnë me agresorët. Ndërkohë priten edhe forcat speciale të RENEA-s.

Në Skrapar dy-tre të çmendur po qëllojnë Policinë me kallash. Po presin Policinë operacionale të Beratit. Sa erdhi drejtori i Policisë së Beratit. Është duke qëlluar policinë me kallash dhe nuk dorëzohet. Janë duke pritur RENEA-n,”-shkruhet ndër të tjera në mesazhin e qytetarit.

Ndërkohë lidhur me ngjajrjen e raportuar ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Policia e Shtetit dhe as nga zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Edhe pse për 48 orët e fundit, bilancit të krimit në vend i janë shtuar 4 vrasje dhe 2 plagosje, nuk ka pasur asnjë reagim as nga ministri Sandër Lleshaj. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha dje se nëse do të ishim në kohë normale, me shkelësit e ligjit do të merrej OFL-ja. Mirëpo në terren për kontrollimin e karantinë po merret Policia e Shtetit dhe Ushtria. OFL me se po merret?

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Çorovodës. Një 57-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka qëlluar në ajër dhe më pas mbi efektivët e Policisë. Për t’u mbyllur më pas në banesën e tij prej më shumë së 3 orësh. Pallati ku jeton 57-vjeçari është rrethuar nga FNSH-të e RENEA-t. Pavarësisht thirrjeve për dorëzim nga efektivët, ende nuk ka asnjë sinjal nga brenda banesës në lagjen “5 shtatori”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode

Sondazh

Poll