Aktualitet

Qëlloi Policinë/ I mbyllur prej 3 orësh brenda shtëpisë me armë, RENEA-t zbarkojnë në Çorovodë, negociata për dorëzi

28 Prill 2020, 22:22 Nga DOSJA
Qëlloi Policinë/ I mbyllur prej 3 orësh brenda shtëpisë

SKRAPAR– Pas disa orësh pritje, forcat speciale të RENEA-ve kanë mbërritur në Çorovodë. Prej më shumë se 3 orësh, një person, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është mbyllur në shtëpi pasi qëlloi me armë zjarri mbi Policinë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 57-vjeçari jeton me vëllain e tij, mirëpo ende nuk dihet gjendja e tij apo nëse është lënduar nga ai. Pritet që RENEA-t të hyjnë në banesë dhe të neutralizojnë të armatosurin, i cili është një rrezik për efektivët e Policisë që kanë rrethuar pallatin por edhe banorët e tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Çorovodës. Një 57-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka qëlluar në ajër dhe më pas mbi efektivët e Policisë. Për t’u mbyllur më pas në banesën e tij prej më shumë së 3 orësh. Pallati ku jeton 57-vjeçari është rrethuar nga FNSH-të e RENEA-t. Pavarësisht thirrjeve për dorëzim nga efektivët, ende nuk ka asnjë sinjal nga brenda banesës në lagjen “5 shtatori”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode perplasje me arme ne corovode qellohet kunder policise ne corovode

Sondazh

Poll