Aktualitet

Burri i vdiq nga koronavirusi/ Pasi mposhti COVID-19, 15 ditë më vonë ndërron jetë edhe 87-vjeçarja në Fier

28 Prill 2020, 13:43 Nga DOSJA
Burri i vdiq nga koronavirusi/ Pasi mposhti COVID-19, 15 ditë më

FIER– 87-vjeçarja Maria Delia ka ndërruar jetë mesditen e sotme në spitalin e Fierit. E moshuara e identifikuar si Maria Delia 87 vjeçare, humbi jetën 15 ditë pas bashkëshortit të saj, i cili vdiq në spitalin infektiv në Tiranë nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për çiftin e të moshuareve Delia të prekur me koronavirusi në lagjen “15 tetori “ në Fier.

Mësohet se gruaja vuante nga zemra dhe e kishin nxjerrë nga spitali në Tiranë kur ndërroi jetë bashkëshorti, për ta transferuar në spitalin e Fierit.

Aktualisht në vend janë prekur nga virusi 750 persona, janë shënuar 30 viktima dhe 431 të tjerë janë shëruar. Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier koronavirusi ne fier koronavirusi ne shqiperi maria delia fier koronavirusi ne fier koronavirusi ne shqiperi maria delia

Sondazh

Poll