Aktualitet

Lëvize me kallashnikov nëpër qytet, arrestohet 52-vjeçari në Lezhë, 3 muaj më parë kishte dalë nga burgu

28 Prill 2020, 11:41 Nga DOSJA
Lëvize me kallashnikov nëpër qytet, arrestohet 52-vjeçari

Lezhë- Policia ka arrestuar në Lezhë 52-vjeçarin me iniciale B. H, pasi lëvizte me kallashnikov nëpër qytet. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi edhe një armë tjetër tip kallashnikov, dy karikatorë dhe 413 fishekë luftarak. 52-vjeçari kishte 3 muaj që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për akuzat, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”

Njoftimi i Policisë: 

 Policia e Kurbinit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjormë”. Qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me vete, vihet në pranga 52-vjeçari. Gjatë operacionit, 52-vjeçarit iu gjet në banesë edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri, dy karikatorë dhe 413 fishekë luftarak.
Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, efektivët e Policisë të Komisariatit Kurbin, si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gjormë, Kurbin, një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjormë”, në kuadër të të cilit, në afërsi të shkollës së fshatit, u kap në flagrancë 52-vjeçari B. H., banues në Gjormë, Kurbin, i cili qarkullonte me armë zjarri kallashnikov me një krehër me 28 fishekë luftarak. Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë dhe 355 fishekë të tjerë luftarak. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 52 vjeç, banues në Gjormë, Kurbin, i cili kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu, pasi kishte kryer dënimin e dhënë në vitin 2013, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 52-vjeçari në lezhë kapet me armë burri në lezhë arrestohet 52-vjeçari në lezhë kapet me armë burri në lezhë

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 10:48

TIRANE- Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme më studion e lajmeve se Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve ...