Aktualitet

Digjet magazina e gomisterisë në Tiranë, shkëndija elektrike i vë flakën katit të dytë të biznesit

28 Prill 2020, 13:04 Nga DOSJA
Digjet magazina e gomisterisë në Tiranë, shkëndija elektrike

TIRANË– Kati i dytë i një domisterie në zonën e Ali Demit në Tiranë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku një shkëndijë elektrike është bërë shkak për nisjen e flakëve, në katin e dytë të biznesit që shërbente si magazina e gomisterisë.

Fatmirësisht, kjo ngjarje ka përfunduar pa dëme në njerëz dhe me dëme të vogla materiale.

Tre automjete zjarrifikësesh kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët dhe gjithçk është vënë në rregull brenda pak minutave. Vetë drejtori i Zjarrfikëses në Tranë, Shkëlqim Goxhaj është shprehur se ngjarja ka qenë e lehtë.

Tani në këto momente ka mbaruar gjithçka, kishte dëme të vogla materiale, por nuk ka asnjë prekje në ambientet e servisit. Është përfshirë nga flaëkt vetëm kati i dytë i biznesit që shërben si magazinë dhe servisi vijon të jetë në punë,”- thotë Goxhaj në një lidhje telefonike për Syri Tv.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.04.2020, rreth orës 14:20, në vendin e quajtur “Flamuri Gjerman”, në servisin në pronësi të shtetasit E.L, ka rënë zjarr, ku ka vetëm deme materiale. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses dhe po punohet për fikjen e zjarrit.  Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet gomisteria ne tirane tirane digjet gomisteria ne tirane tirane

Sondazh

Poll