Aktualitet

Gazetari Elton Qyno: Në burgun e Reçit ka disa të infektuar, Covid-19 e solli një gardian nga Shkodra

28 Prill 2020, 12:44 Nga DOSJA
Gazetari Elton Qyno: Në burgun e Reçit ka disa të infektuar,

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se ka persona me Covid-19 edhe në burgun e Reçit. I ftuar në studion e lajmeve në Report Tv, Qyno tha se në bazë të burimeve nga drejtoria e Burgjeve, dyshohet se në burgun e Reçit janë infektuar disa të dënuar.

Ai shtoi më tej, se personi që e ka përhapur koronavirusin në këtë burg është një gardian nga Shkodra.

Në burgun e Reçit një gardian nga Shkodra dyshohet se ka infektuar të dënuarit. Në Reç është burgu më i madh në veri. Burgu i Shënkollit u dëmtua nga tërmeti dhe të dënuarit dhe u dërguan në Reç dhe problem janë hapësirat. Deri tani nuk ka pasur viktima fatmirësisht, por nuk po arrihet të menaxhohet për shkak të mungesës së ambienteve. Te 313-ta qelitë e përcaktuara për izolimin nga “41 bis’- u kthyen në dhoma spitalore, ndërkohë që ishin me destinacion tjetër. Disa nga të prekurit janë transferuar në spitalin e burgut,”– tha Elton Qyno.

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico gjatë deklaratës për mediet deklaroi se vetëm dy persona që ndodhen te paraburgimi 302 në kryeqytet janë të  infektuar me COVID-19. Dosja.al një ditë më parë raportoi se në këtë burg janë infektuar 4 të burgosur dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.  Ndërkohë në burgun 313 në Tiranë janë 19 të burgosur të tjerë të infektuar.

Aktualisht në vend janë prekur nga virusi 750 persona, janë shënuar 30 viktima dhe 431 të tjerë janë shëruar. Harta është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Mosha mesatare e të infektuarve është 46.8 vjeç, relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i reçit elton qyno koronavirusi ne burgje burgu i reçit elton qyno koronavirusi ne burgje

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 10:48

TIRANE- Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme më studion e lajmeve se Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve ...