Aktualitet

“Më hoqi nga puna”, zbulohet shkaku që përleshi me dorezë metalike aktorët e humorit, Hazizi fajësonte Lakon për larg

28 Prill 2020, 11:47 Nga DOSJA
“Më hoqi nga puna”, zbulohet shkaku që përleshi me

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje mbi sherrin që ka ndodhur një ditë më parë mes aktorëve Ledio Lako dhe Gent Hazizi. Mësohet se zanafilla e konfliktit që çoi një ditë më parë në përdorimin e dorezës metalike, është hershme.

Bëhet fjalë për kohën, kur Lako dhe Hazizi ishin kolegë në spektaklin e humorit “Portokalli”. Konkretisht Lako njihet për rolin e “Kapos”, ndërsa Hazizi për monologjet që bënte. Burime nga Prokuria e Tiranës që ka marrë në dorë këtë çështje, bëjnë me dije për Dosja.al se Hazizi e ka akuzuar Lakon dhe ja ka hedhur këtij të fundit fajin për largimin e tij nga sptektakli i humorit.

“Më hoqi nga puna,”- mësohet të ketë thënë Haziz, që aktualisht është i angazhuar në një tjetër program.

Dosja.al zbardhi sot, sherrin që ndodhi mesditën e djeshme mes aktorëve të humorit Ledio Lako e Gentian Hazizi. Ata janë rrahur dje në mesditë në orën 12:15, në bulevardin “Gjergj Fishta” pranë një karburanti. Në materialin që Policia e Shtetit ka referuar në Prokurorinë e Tiranës, sqarohet se ka qenë Ledio Lako ai që ka qëlluar me dorezë metalike aktorin Gentian Hazizi dhe shokun e tij, Elton Myftiu.

Pas sherrit, të dy janë shoqëruar nëpolici, por tashmë po hetohen në gjendje të lirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent hazizi ledio lako sherri i aktoreve gent hazizi ledio lako sherri i aktoreve

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 10:48

TIRANE- Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme më studion e lajmeve se Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve ...