Aktualitet

“Zorrët në gojë”, mjekja Anika Dokle i përgjigjet Ilir Beqajt që kërkoi uljen e pensioneve për daljen nga kriza e COV

28 Prill 2020, 13:26 Nga DOSJA
“Zorrët në gojë”, mjekja Anika Dokle i

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ditën e djeshme në një analizë të publikuar në disa media tregonte se si mund të dilnin nga kriza që është shkaktuar nga COVID-19. Sot në një reagim në Facebook, deputetit të PS, i është përgjigjur Anika Dokle, e cila është mjeke dhe vajza e ish-deputetit socialist, Namik Dokle.

Në reagimin e saj, ajo i kujton Beqajt koncensionet në shëndetësi, për të cilat ai akuzohet se ka vjedhur nga paratë e taksapaguesve. “Nuk i dolën koncesionet, jep mend dhe për pensionet. Zorrët në gojë… ??”, shkruan mjekja Dokle.

Një ditë më parë, ish-ministri shkruante se dalja nga kriza ekonomike mund të realizohet duke ulur shpenzimet dhe pagat. Po ashtu ai bënte thirrje që duhej rishikuar skema e pensioneve, dhe të kishte ulje të tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anika dokle ilir beqaj masat kunder covid 19 anika dokle ilir beqaj masat kunder covid 19

Sondazh

Poll