Aktualitet

SKEMA/ Rapsodi i njohur bashkë me shokun gjetën kanabis të mbjellë në tokat e tyre, autori mohon ekzekutimin

28 Prill 2020, 13:21 Nga DOSJA
SKEMA/ Rapsodi i njohur bashkë me shokun gjetën kanabis të

LEZHËDosja.al ka zbardhur detaje nga krimi i dyfishtë që ka trndotur Lezhën një ditë më parë. Mësohet se dy viktimat, kishin shkuar në tokën e tyre në Lalm të vjetër, me motor, por aty ishin përballur me Aleksandër Përdodën, që ka qenë edhe i armatosur.

Dy viktimat kanë pikasur edhe kanabis në pronat që kishin shkuar të vizitonin. Përdoda i ka ekzekutuar me breshëri automatiku sapo i ka parë, dhe është afruar për t’i qëlluar sërish dhe për t’u siguruar që kishin vdekur.

Trupat e viktimave kanë qëndruar për më shumë se pesë orë në pyll, deri në momentin që u gjetën nga djali i Preng Simonit, që doli të kërkonte të atin. Gjithashtu mësohet se Përdoda ka mohuar që të ketë vrarë rapsodin e njohur Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni. Në dëshminë e dhënë në Komisariat, Përdoda është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Kol Murrani dhe Preng Simoni u ekzektuan me armë zjarri, një ditë më parë, në fshatin Lalm të Vjetër në Lezhë. Të dy janë gjetur pa jetë nga djali i një prej viktimave, i cili ka lajmëruar edhe autoritetet. Pas vrasjes, miqtë e Murranit shprehën dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, për vrasjen.

Në kërkim është shpallur edhe vëllai i Përdodës, i cili akuzohet se ndihmoi të vëllanë të fishte provat e krimit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër perdoda kole murrani preng simoni vrasje në lezhë aleksandër perdoda kole murrani preng simoni vrasje në lezhë

Sondazh

Poll