Aktualitet

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja do i bëjnë provimet online, do ketë mini-sezone edhe në vjeshtë

28 Prill 2020, 12:44 Nga DOSJA
Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja do i

Tiranë- Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë do të bëjnë provimet online, për shkak se në vend është përhapur covid-19. Në një njoftim të fundit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja thuhet se studentët që duan të japin provimet online do të mund t’i japin ato në sezonin e verës, pra në Qershor-Korrik. Më tej sqarohet se do të ketë edhe një mini-sezon në vjeshtë.

Njoftimi: 

Te dashur Studente te FGjH! Jemi te angazhuar qe Ju te perfundoni me Sukses Vitin akademik 2019-2020! Ne kemi Gati Planin B te dhenies se provimeve online! Studentet qe duan te japin Provimet online do te mund t’i japin ato ne Sezonin e Verës pra Qershor-Korrik dhe Minivjeshte korrik!?? Ata qe nuk jane te gatshem do te kene ne Shtator ?? nje Sezon apostafat para Sezonit Normal te Vjeshtes !!!! Kjo eshte menyra me e mire per t’i sherbyer Studenteve qe duan te Perfundojne Detyrimet akademike ne qershor korrik!??
JU ZGJIDHNI !?? Po sikur te vendose Qeveria Shqiptare per Kthim ne Auditore që Nesër, ne jemi te gatshem!
Ju lutemi mos besoni informacione te shtremberuara por vetem ato qe vijne apo publikohen nga Burime zyrtare te FGjH-se UT!

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo javë do të përcaktojë edhe vendimin për hapjen e institucioneve arsimore. Që prej fillimit të marsit nxënësit kanë zhvilluar mësimin online.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet studentët e gjuhëve të huaja studentët e gjuhëve të huaja

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 10:48

TIRANE- Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme më studion e lajmeve se Policia Gjyqësore dhe Polica Kriminale kanë përgjuar përgjatë ditëve ...