Bota

Turqia nis drejt Uashingtonit një avion ushtarak me pajisje mjekësore, në ndihmë të SHBA për situatën e Covid-19

28 Prill 2020, 11:02 Nga DOSJA
Turqia nis drejt Uashingtonit një avion ushtarak me pajisje mjekësore,

TURQI– Turqia ka shpërndarë një plan të pajisjeve mbrojtëse personale për të mbështetur SHBA-në ndërsa lufta me koronavirusin po bëhet çdo ditë e më e ashpër.

Një avion ushtarak turk që transportonte pajisje mjekësore u ngrit nga një bazë ajrore pranë kryeqytetit, Ankara, të martën, njoftoi Agjensia shtetërore Anadolu dhe  është planifikuar të zbresë në bazën e Forcave Ajrore Andrews afër Uashingtonit në fund të ditës.

Një zyrtar i lartë tha se Turqia po dhuron 500,000 maska kirurgjikale, 4,000 kostume të gjera, 2,000 litra dezinfektues, 1,500 palë syze mbrojtëse, 400 maska N-95 dhe 500 mburoja për fytyrën.

Turqia ka dërguar po të njëjtën ndihmë me pajisje mjekësore në një total prej 55 vendeve, përfshirë Britaninë, Italinë dhe Spanjën, në një përpjekje të dukshme për të përmirësuar gjendjen e vështirë nga virusi duke e pozicionuar veten si një ofrues të ndihmës humanitare në kohë krize.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba koronavirusi ne turqi turqia ne ndihme te shba koronavirusi ne shba koronavirusi ne turqi turqia ne ndihme te shba

Sondazh

Poll