Bota

Kundërshtonte karantinën dhe protestote për liri, Covid-19 prek “Greta Thunberg-un” e SHBA-së! Izolohet në shtëpi

28 Prill 2020, 10:56 Nga DOSJA
Kundërshtonte karantinën dhe protestote për liri, Covid-19 prek

SHBA– Drejtuesja e grupit të protestuesve të ‘Reopen North Carolina’, Audrey Whitlock ka rezultuar pozitive me koronavirus, ndërkohë që i mungonin dhe dy mitingje për të përfunduar bllokimin.

Audrey Whitlock, që kishte bërë fushatë për të rihapur shtetin e Karolinës së Veriut dhe për të qetësuar kufizimet e koronavirusit, përfshirë masat për distancimin shoqëror dhe urdhrat për qëndrimin në shtëpi të vendosura nga guvernatori, është detyruar të qëndrojë në shtëpi pasi kontraktoi Covid-19.

Audrey Whitlock nuk ishte në gjendje të merrte pjesë as në dy mitingjet e para të grupit protestues të mbajtur në Raleigh sepse ajo ishte në karantinë pasi doli pozitive me Covid-19, tre javë më parë.

“Nuk kam frikë nga virusi. Kam më shumë frikë nga humbja e të drejtave të mia kushtetuese dhe humbja e jetesës sesa unë nga virusi,”– thonte disa kohë më parë  aktivistja Audrey Whitlock.

Ajo njihet gjerësisht në SHBA si një “Greta Thunberg” e dytë, pasi lufton vazhdimisht për të drejtat e njeriut, dhe për lirinë.

Rreth 1.000 njerëz u mblodhën në qendër të qytetit Raleigh të martën e kaluar duke argumentuar se urdhri shkelte të drejtat e tyre kushtetuese.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota audrey whitlock greta thunberg e shba karantina karolina e veriut koronavirusi shba audrey whitlock greta thunberg e shba karantina karolina e veriut koronavirusi shba

Sondazh

Poll