Bota

Lajmi i mirë nga Kosova, prej datës 4 maj do të rihapen shkollat në Prishtinë

28 Prill 2020, 09:38 Nga DOSJA
Lajmi i mirë nga Kosova, prej datës 4 maj do të rihapen shkollat

PRISHTINË– Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se shkollat në kryeqytet do të hapen më 4 maj. Ahmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se planifikojmë që mësimi në shkolla të fillojë me 4 maj.

“Ndryshim i madh në arsim këtë javë në Komunën e Prishtinës. Prindërit, mësimdhënësit, menaxheret e drejtoria e arsimit do të jenë shumë më afër mësimit, shkollave, dhe suksesit të nxënësve. Planifikojmë të fillojmë me 4 Maj.”- ka shkruar ai.

Në këtë mënyrë Ahmeti ka kërkuar që të nisë  lehtësimi i masave kufizuese në kuadër të situatës së krijaur nga virusi.

Kujtojmë që masat drastike të marra për zhdukjen e virusit, sikurse janë marrë edhe nga shumë shtete të tjera kanë bërë që shumë punë të mbyllen, e  shumë aktivitete ekonomike të kufizojhen. Gjithashtu edhe lëvizja e qytetarëve është vendosur vetëm  90 minuta në ditë. Ndërkohë përveç shkollave që u paralajmërua sot se mund të hapen me 4 maj, për vende të tjera, biznese dhe dyqane të tjera rregulli do të zbatohet deri më 15 prill.

Që prej fillimit të shpërthimit të virusit e  deri më tani në Kosovë,  janë rregjistruar  780 të infektuar, 22 viktima dhe 201 të shëruar nga COVID-19.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shpend ahmeti shpend ahmeti

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 19:30

SHBA– Maatje Benassi, rezerviste në ushtrinë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është një nga personat e cila u akuzuar se ka sjellë koronavirusin në SHBA. Ajo s...