Bota

Goditet grupi i trafikantëve të qenieve njerëzore në Ukrainë/ Shisnin bebet e porsalindura në Kinë, 140 persona nën heti

28 Prill 2020, 10:33 Nga DOSJA
Goditet grupi i trafikantëve të qenieve njerëzore në

UKRAINË– Policia ukrainase ka bastisur një klinikë private ku dyshohet se aty merreshin me “shitjen e foshnjave” në Kinë. Prandaj për këtë shkak të dyshuarit akuzohen për “trafikim të qenieve njerëzore”. Rasti skandaloz u nxor në dritë nga ministria e brendshme e Ukrainës mbrëmjen e së shtunës.

Detaje të tjera për këtë rast u bënë publike edhe nga Zëvendës Ministri i Brendshëm Anton Gerashenko në faqen e tij në Facebook. Mësohet se në këtë aktivitet të paligjshëm përfshihej kreu i klinikës, djali i tij, si dhe dy shtetas të tjerë ukrainas dhe tre shtetas kinezë.

Ata u akuzuan për trafik njerëzor që mund t’iu kushtojë të paktën deri në 12 vjet burg me konfiskim të pasurisë. Numri i saktë i bebeve të trafikuar mbetet ende i panjohur, por të paktën 140 shtetas kinezë janë nën hetim, shtoi zyrtari.

Trafikimi për një fëmijë të vetëm ishte rreth 50,000 dollarë. Shuma e madhe mbulonte inseminimin artificial të një nëne zëvendësuese, mbështetje ligjore dhe organizim të martesave fiktive të nevojshme për të lehtësuar kontrabandën e fëmijëve jashtë vendit. Është e paqartë nëse baballarët e foshnjave ishin ata që më pas i adoptonin.

Pesë foshnje të porsalindura, që besohet se ishin gati për t’u trafikuar, u gjetën nga hetuesit në apartamente private në të gjithë kryeqytetin ukrainas dhe u vendosën më pas në maternitet.

Burimi: RT

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine trafikim i qenieve njerezore ukraine kine trafikim i qenieve njerezore ukraine

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 19:30

SHBA– Maatje Benassi, rezerviste në ushtrinë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është një nga personat e cila u akuzuar se ka sjellë koronavirusin në SHBA. Ajo s...