Bota

MISTERI/ Me dhjetëra teori dhe thashetheme për zhdukjen e Kim Jong Un, nuk ka asnjë fakt për vdekjen e liderit komunist

28 Prill 2020, 09:35 Nga DOSJA
MISTERI/ Me dhjetëra teori dhe thashetheme për zhdukjen e Kim Jong Un,

KORE E VERIUT– I  zhdukur prej më shumë se dy javësh, lideri komunist i Koresë  së Veriut Kim Jong Un, ka bërë kurioz botën mbarë, por ende nuk asnjë përgjigje të saktë se çfarë ka ndodhur me të. Kjo sepse askush nuk ka fakte ose argumenta për të deklaruar se ku është Kim Jong Un. Në raportimin e mediave të huaja ka pasur shumë zëra rreth jetës së Kim, ku shumë prej tyre mendojnë se ai ka vdekur, ndërsa të tjerë deklarojnë se ai është zhdukur.

Teoritë kan qenë të shumta, ku disa të tjerë ka thënë se Kim mund të jeët  mbyllur në një vend të sigurt për t’u mbrojtur nga virusi, e nga ana tjetër ekziston mundësia që ai të jetë plaogosur gjatë provave për lëshimin e raketave.

Sipas thashethemeve, ai është në koma për momentin, ka të tjerë që thonë e kanë parë në qytetin bregdetar Wonsan ku ka një rezidencë pushimi.

Mes kaq shumë thashethemesh fakti i vetëm që dihet  dhe është i konfirmuar, është se Kim Jong Un u pa për herë të fundit më datë 11 prill, ndërsa mungoi në festimet e 15 prillit për gjyshin e tij të ndjerë, themelues i shtetit komunist të Koresë së Veriut.

Thashethemet

Menjëherë pas ‘zhdukjes’ së Kim nga sfera  e jetës publike e politike të gjithë personazhet e njohur, por jo vetëm nisën me thashetheme se lideri  36-vjeçar Kim, i cili pi duhan vazhdimisht vuan nga probleme të shumta shëndetësore, mund të ketë vdekur pas një operacioni në zemër.

Sipas Dailymail një grup mediatik dixhital në Seul, raportoi  një javë më parë një burim anonim sipas të cilit ai i ishte nënshtruar operacionit në zemër më 12 prill dhe po pushonte në një vilë pranë Phenianit. Në të njëjtën ditë CNN shkroi se disa zyrtarë amerikanë në kushte anonimiteti deklaruan se të dhënat e zbulimit çojnë në përfundimin se Kim është ‘në rrezik të madh’.

Ndësa të shtunën që lamë pas TMZ, një grup mediatik sensacional që bazohet në thashetheme mbi figurat publike, njoftoi se Kim kishte vdekur. Njoftimi u pasua nga shaka të shumta në internet në kurriz të udhëheqësit koreano-verior.

Asnjë deklaratë nga Koreja e Veriut

Kur bota ‘vlon’ në thashetheme nga zyrtarë të tjerë të Koresë së Veriut  nuk ka ardhur asnjë deklaratë për të treguaer sesi qëndron e vërteta. Ndërsa media shtetërore ka raportuar, por pa transmetuar pamje, se zoti Kim vazhdon punën zyrtare. Për këtë shkak disa vëzhgues thonë se fakti që Koreja e Veriut nuk është përgjigjur ndërkohë që thashethemet ziejnë, tregon se udhëheqësi koreano-verior është shumë i sëmurë ose ka vdekur.

“Nuk di gjë konkrte, por do të shokohesha nëse nuk është ose i sëmurë rëndë, ose ka vdeku. Përndryshe, thashetheme të tilla nuk mund të vazhdonin pa marrë përgjigje.”- tha Senatori republikan Lindsey Graham në një intervistë të dielën me Fox News.

“Koreja e Veriut nuk reagon ndaj thashethemeve për shëndetin e udhëheqësit. Për shembull në 2014, Kim Jong Un u zhduk për 41 ditë. Koreja e Veriut nuk reagoi zyrtarisht ndaj thashethemeve. Kur Kim u rishfaq, ai ecte me shkop. Media shtetërore raportoi tangent se ai kishte pasur shqetësime pa dhënë shpjegime.”-ka thënë Rachel Minyoung Lee, analist në Seul.

Të gjesh të vërtetën përmes shumë informacioneve

Media shtetërore koreano-veriore nuk ka reaguar menjëherë pas thashethemeve për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Unit, por ka raportuar se ai u ka dërguar mesazhe personale udhëheqësve botërorë. Nga ana tjetër Koreja e Jugut u është kundërpërgjigjur thashethemeve. Ministri për Ribashkimin, Kim Yeon-chul, i cili kryeson marrëdhëniet me Phenianin, thotë se informacioni i zbulimit koreano-jugor tregon se nuk ka aktivitet të pazakontë në Korenë e Veriut.

“Qëndrimi i qeverisë sonë mbetet i pandryshuar: Kim Jong Un është shëndoshë e mirë. Ka qëndruar në Ëonsan që nga 13 prilli. Deri tani nuk janë parë lëvizje të pazakonta.”- ka deklaruar Moon Chung-in, këshilltar i presidentit koreano-jugor.

Disa zëra thonë se në kryeqytetin koreano-verior ka pasur blerje intensive dhe një situatë paniku për disa ditë, veçanërisht blerje artikujsh për dizinfektim dhe ushqime të importuara. Ku mësohet se burimi në Phenian, i cili foli me Zërin e Amerikës, tregoi se shtimi i blerjeve u shfaq të hënën e kaluar. Por nuk dihet sesa e saktë është që këto zhvillime të kenë lidhje me shëndetin e Kim.  Koreja e Veriut nukka raportuar deri më tani raste me koronavirus, por sipas ekspertët kjo është diçka e pamundur.

Çfarë mendojnë ekspertët

Duke qenë se nuk ka nëj konfimrim të saktë nga Pheniani, shumë vëzhgues të zhvillimeve në Korenë e Veriut paralajmërojnë që të mos kalohet në përfundime të pabaza.

“Gjatë viteve ka pasur plot informata falso për probleme shëndeti të Kim Jong Unit, babait apo gjyshit të tij. Kim Jong Uni mund të jetë në prag të infarktit në zemër, por deri tani nuk kemi prova konkrete se ai është drejt fundit.”- thotë Bruce Klingner, analist për Korenë e Veirut në Fondacionin ‘Heritage’.

“Ka ndodhur gjë këtë muaj që mund të ketë prekur shëndetin e Kim Jong Unit? Ndoshta. Dimë ne gjë? Jo! Ka plot spekulime që janë shndërruar në një furtunë thashethemesh, të përsëritura e të ekzagjeruara.”-  shprehet  analisti Abrahamian.

Burimi: cnn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong un kim jong un

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 19:30

SHBA– Maatje Benassi, rezerviste në ushtrinë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është një nga personat e cila u akuzuar se ka sjellë koronavirusin në SHBA. Ajo s...