17 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, shkon në 22 numri i viktimave, betejën me virusin e kanë fituar 210 qytetarë
28 Prill 2020, 06:54Nga DOSJA
Kosovë-Rritet numri i të infektuarve në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me COVID-19 edhe 17 raste të reja dhe në total numri i të infektuarve ka shkuar në 780. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 35 persona dhe numri total i të shëruarve ka shkruar në 201. Aktualisht në këtë shtet kanë humbur betejën me COVID-19 22 qytetarë.
Njoftimi:
TRIDHJETË E PESË TË SHËRUAR DHE SHTATËMBËDHJETË RASTE ME COVID-19!
Sot më 27 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 226 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Prizrenit: 5 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Prizren, 1 rast Hoçë e Qytetit, 1 rast Piranë, 1 rast Arbanë dhe 1 rast Lubizhdë), Komuna e Leposaviqit: 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Leshak dhe 1 rast Leposaviq), Komuna e Podujevës: 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Llapashticë e poshtme dhe 1 rast Podujevë) dhe nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë, Plavë-Dragash, Kotradiq-Pejë, Runjevë-Kaçanik, Reti e poshtme-Rahovec, Suharekë dhe Zveçan.
Sot më 27 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e pesë (35) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e një (201) raste.
Sot më datë 27 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar një (1) rast i vdekjes, i gjinisë mashkull me moshë 53 vjeç me vendbanim në Kotradiq-Pejë dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 27.04.2020. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 27.04.20 në gjendje shumë të rëndë dhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Nga data 08 shkurt deri më 27 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.705 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e tetëdhjetë (780) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 27 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.050.584 raste të COVID-19 dhe 210.625 raste të vdekjes.
QYTETARË TË NDERUAR! JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË! RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË! QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN! MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA! NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË! Ju faleminderit për mirëkuptim!
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Europë- Zvicra dhe Norvegjia po i rikthehen jetës normale. Zvicra po ndjek hapat e fqinjëve të saj Gjermaninë dhe Austrinë, pasi po hap dyqanet, qendrat tregta...
KOSOVË– Eliza Hoxha, këngëtarja shqiptare, e cila së fundmi ka nisur edhe një karrierë në politikë është kërcënuar me jetë. Mediat kosovare shkruajnë se në...
Vera e vitit 2020 pritet të jeta shumë e nxehtë, ku nuk do të mungojnë temperaturat e larta, që do të arrijnë vlera ekstreme. Sipas parashikimeve të fundit vera...
COVID-19 shkakton viktima çdo ditë. Aktualisht në të gjithë botën kanë humbur jetën 213,341 persona dhe janë infektuar 3,092,400 qytetarë. Lajmi i mirë ...
ITALI-Ditën e djeshme Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se shumica e disa bizneseve do të hapen ndërsa shkollat do të qëndrojnë të mbylluara për këtë vi...
Bota27 Prill 2020, 19:30
SHBA– Maatje Benassi, rezerviste në ushtrinë amerikane dhe nënë e dy fëmijëve, është një nga personat e cila u akuzuar se ka sjellë koronavirusin në SHBA. Ajo s...
KINË– Kina ishte një nga shtetet më të prekura me Covid-19, ku humbën jetën qindra persona dhe u infektuan mijëra të tjerë.Mirëpo një lajm i mirë ka ardhur...
KOSOVË– Një person nga komuna e Pejës ka humbur jetën nga Covid-19, dhe numri total i viktimave në Kosovë ka shkuar në 22Klinika infektive në Kosovë...
“Andrà tutto bene”, thonë Italianët, por në të vërtetë, a do të jetë gjithçka më mirë nesër?Mund të duket deklaratë e nxituar, ajo që Emmanuel Macron e k...