LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta në Vlorë, Pogradec e Shkodër/ Emigratët: Na futën si derrat! Tregtarët: Kemi fëmijët pa bukë…vlonjatët: Nes

27 Prill 2020, 08:23 Nga DOSJA
Protesta në Vlorë, Pogradec e Shkodër/ Emigratët: Na

SHQIPËRI– Tregtarë dhe emigrantë janë ngirtur sot në protesta pasi kërkojnë që t’u hapen vendet e tyre të punës dhe t’i kthehen jetës normale. Protestat janë zhvilluar përkatësisht në Vlorë, ku ‘tregtarët e orizi’ janë shprehur se nesër do të kthehen në vendet etyre të punës, dhe nuk do të largohen që aty edhe nëse u shkon policia.

Përpara kamerës së AbcNews, ata shprehen se tregu i përkohshëm i propozuar nga qeveria nuk ka asnjë kusht.

 “Ne sot kemi kërkuar takim me kryetarin e bashkisë me asnjë tjetër. Këta nuk po na zgjidhin. Nesër ne do të dalim në punë në orën 07:00. Le të vijë policia e kush të dojë. Ne do jemi sipas rregullave. Nuk na përgjigjen kanë dy muaj. Atje të bie dielli në kokë. Nuk ka asnjë kusht. Kjo është shtatzënë, i kemi motra mirë ne burra, po kjo ku do shkojë atë në mes të zhavorrit. E kemi vendosur nesër do të dalin në punë. Do vinin të filmo tregun këtu te sahati. Na thonë ik shit në diell pa asnjë tavolinë dhe atje tregu është me kushte. Pse e mbyllën tregut. Atje nuk punohet, është jashtë standartit çdo gjë’, thonë disa nga tregtarët,”- shprehen ata.

Në protestë janë ngritur edhe tregtarët e tregut të Zbrales në Shkodër, pasi kërkojnë që t’u gjendet një hapësirë tjetër ku mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ky treg është mbyllur që më 14 prill, si masë e marrë nga qeveria për COVID-19 dhe tregtarët shprehen se gjatë kësaj kohe nuk kanë pasur as ushqim për fëmijët e tyre.

“Kam marrë numrin e telefonit e vendosur te Bashkia dhe më del nuk ekziston. Unë e kam marrë e shkreta, për t’ia qarë hallin se të thashë 4 fëmijë, burrë e grua dhe 2 pleq…më qan fëmija, më qan plaku”, tha qytetarja, e cila mori dhe përgjigje nga përfaqësuesi. “Shkruaj një mesazh, jam filania, kam këtë shqetësim të garantoj që dikush të kthen përgjigje”, është shprehur një protestues.

Ndërsa një tjetër deklaron për Report Tv: “Jam një tregtar vogël, që duam një zgjidhje, prodhoj, prodhoj, po ku t’i çojmë. Kam ndjekur në shtëpi gjithë këto ditë. Jam dakord kudo që të na vendosë Bashkia dhe për tarifës, por të mos na vendosin shqelmin. Kemi marrë 400-500 mijë lekë mall, të na lajmëronit të paktën përpara nja 2 ditë, të mos merrnim të paktën  furnizim. U prish malli në makinë. Nuk përfitoj nga paketa, jam tregtar i lirë. Dua të na caktojnë vendin”. 

Dhjetëra emigrantë shqiptarë të cilët janë karantinuar në një hotel në Pogradec, pasi erdhën nga Greqia, janë ngritur sot në protestë. Ata shprehen se nuk kanë mundësi që të paguajnë hotelin dhe ushqimin. Një pjesë e tyre janë grumbulluar në hollin e godinës duke protestuar, pa ruajtur distancën,  pa vendosur maska apo doreza. Protestuesit kanë deklaruar se kërkojnë zgjidhje nga qeveria, pasi i kanë futur si derra në hotel dhe tani askush nuk u ngre telefonin.

Nënprefekti tha mos kini merak dhe na futi këtu si derra ne. Dhe pastaj u zhduk nuk e ngre më as telefonin. Ça të bëjmë ne, vetëvendim?! Fondi është dhënë për hotelin”, është shprehur një prej tyre për mediet.

Ndërsa një tjetër ka deklaruar: “Na futi nënprefekti këtu, hotelin e keni pa lekë. Situata ka devijuar këtu. Na kanë thënë që hotelin do e kishim pa lekë. Një komunikim duam me qeverinë këtu, u çamë duke paguar fast-food këtu. Mirë që është edhe ky burri këtu. Ka njerëz këtu që janë larg, janë nga Dibra, kukësi. Troç nuk kemi të paguajmë ne këtu.”  Të pranishme në vendngjarja janë edhe forcat e policisë.

Sot ka nisur punë edhe blloku i tretë i bizneseve të lejuara për t’u hapur, si këpucaritë, dyqanet e luleve, taksitë dhe tregjet me pakicë. Përmes një protokolli të veçantë këto subjekte do të operojnë në të gjithë vendin, ndërsa masat lehtësuese për COVID-19 janë më të ndjeshme në zonat e gjelbra. Banorët e zonave të gjelbra mund të lëvizin pa autorizim. Nga 4 maji pritet hapja e bllokut të katërt të bizneseve, ndërkohë që ende nuk është finalizuar derdhja e bonusit prej 400 dollarë që është premtuar për 176 mijë familje dhe individë që kanë ndërprerë punën.

(j.v/f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emigrantet e bllokuar emigrantët në pogradec në protestë emigrantet e bllokuar emigrantët në pogradec në protestë

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni