Aktualitet

Mund të kenë parë të gjithë skenën, shoqërohen 40 persona pas ekzekutimit të dy vëllezërve Haxhia, bashkëpunëtorët

28 Prill 2020, 07:14 Nga DOSJA
Mund të kenë parë të gjithë skenën,

DURRËS– 40 persona, dëshmitarë, të afërm dhe bashkëpunëtorë në biznese, janë shoqëruar për të zbardhur detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al, se mes 40 të shoqruarve ka dëshmitarë okularë të ngjarjes së rëndë, që mund të kenë parë të gjithë skenën e ekzekutimit dhe tëzbardhin detaje të reja.

Të shoqëruarit e tjerë janë të afërm, miq dhe bashkëpunëtorë në biznes me viktimat, dhe dëshmia e tyre pritet që të zbardhë konfliktet e mëparshme të vëllezërve Haxhioa.

Ndërkohë mësohet se kamerat e sigurisë që janë sekuestruar kanë fokusuar edhe mjetin e atentatorëve, një Toyota ngjyrë gri, por pa fiksuar targën.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar.

Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 06:10

TIRANË– Ilir Hashorva është një nga shqiptarët që shqiptarët që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Hashorva u nda nga jeta di ditë më parë (26 pr...