Aktualitet

Vëllezërit Haxhia u qëlluan nga ‘Toyota’, kamerat zbulojnë skenën e zbrazjes së 55 plumbave në Nishtullë, roja: U zb

28 Prill 2020, 06:58 Nga DOSJA
Vëllezërit Haxhia u qëlluan nga ‘Toyota’, kamerat

DURRËSDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Haxhia që tronditën Durrësin, një ditë më parë. Burime nga grupi hetimor, tregojnë për Dosja.al se kamerat e sigurisë rreth zonës ku dhe u ekzekutuan Besmir e Viktor Haxhia, në tregun e makinave në Durrës, kanë zbuluar një automjet të llojit “Toyota”, në ngjyrë gri e errët. Mësohet se pikërisht nga ky mjet, kanë dalë 55 plumbat që përfunduan mbi trupat e dy vëllezërve. Gjithsesi targa nuk është fiksuar mirë.

Policia ka sekuestruar pamje të kamerave të sigurisë gjatë rrugës, pamje të cilat do të zbardhin detaje të reja që do të çojnë në identifikimin e autorëve të vrasjes. Deri më tani, janë shoqëruar rreth 40 persona, dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm për të zbuluar konfliktet që mund të kishin. 

Ndërsa dëshmitari, roja i parkingut pranë tregut të makinave në Durrës ka rrëfuer se çfarë i kanë parë sytë një ditë më parë, kur u bë dëshmitar i ekzekutimit mafioz të dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia. Në një prononcim për Syri.net, roja flet me zë dhe me figurë teksa shprehet se ka parë dy njerëz që iknin me vrap dhe kërkonin të arrinin një makinë. 

Në momentin që ndodhi ngjarja unë isha këtu. Tre karikatorë u zbrazën. Unë pashë vetëm një makinë që po kalonte atje dhe dy veta i shkonin nga pas. Makina ikte ngadalë, ndërsa ata të dy shpejtonin që ti arrinin makinës. Nuk e di nëse makina priste ata, a ka ikur këtej makina nuk dihet, se nuk dukej mirë dhe kishte shumë pluhur. U shtrimë të gjithë përtokë. Janë dëmtuar edhe 5 makina të tjera,”- thotë ai.

Ndërkohë dosja e vëllezërve Haxhia është bashkua me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në të njëjtin vend në Durrës, ku mbetën të vdekur Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, pasi viktimat rezultojnë të kenë njohje me njëri-tjetrin.

Gazetari Artan Hoxha u shpreh se në telefonin e njërit prej vëllezërve është zbuluar një mesazh që mund të çojë në zbulimin e autorëve, ose të paktën, të shkakut. Ai shtoi se qëndron e njëta ‘dorë’ ekzekutorësh si në vrasjen e vëllezërve Haxhia, ashtu edhe në ngjarjet kriminale që ka ndodhur muajt e fundit. I ftuar në studion e “AbcNeës”, Hoxha tha se ata janë profesionistë që nuk lënë asnjë provë pas. Referuar djegies së mjeteve të përdorura në atentat, Hoxha tha se këtë herë nuk ka ndodhur kjo gjë, pasi ata kanë menduar ta çmontojnë mjetin.

Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e djeshme në një atentat mafioz. Dy vëllezërit, me origjinë nga Puka dhe banues në lagjen nr.15 në Spitallë, po udhëtonin në një automjet të llojit “Golf 6” me targa AA716ZZ, që drejtohej nga Besmir Haxhia, në momentin që janë ekzekutuar. Vëllezërit Haxhia kishin një pikë Exchange, një biznes ku jepnin makina me qira dhe shërbim karotreci në Spitallë. Paraprakisht dyshohet se vrasja mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë konflikti prej bizneseve, ose të ndonjë borxhi për makinat. 

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia vitkor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia vitkor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Prill 2020, 06:10

TIRANË– Ilir Hashorva është një nga shqiptarët që shqiptarët që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Hashorva u nda nga jeta di ditë më parë (26 pr...