Bota

Tragjike në Rusi/ Humbi lojën në celular, 13-vjecari vret vëllanë e vogël me thikë

27 Prill 2020, 17:18 Nga DOSJA
Tragjike në Rusi/ Humbi lojën në celular, 13-vjecari vret

RUSI– Një ngjarja  e tmerrshme ka ndodhur në Rusi ku një 13 vjeçar, ka qëlluar për vdekje vëllanë e tij të vogël pasi ka humbur lojën në celular

Mediat ndërkombëtare, kanë raportuar se 13-vjecari qëlloi disa herë me thikë vëllanë në moshën 7 -vjeçare në shtëpinë e tyre në rajonin qendror rus Krasnoyarsk Krai. Dy djemtë jetonin me nënën e tyre, të fejuarin e saj dhe motrën gjashtë muajshe.

Mediat vendase thonin se më 23 prill, nëna çoi të bijën në shtëpinë e gjyshërve, duke i lënë djemtë të vetëm në shtëpi. Gjatë lojës vëllau i madh është nxehur se nuk po fitonte dhe nisi të godasë mobiljet dhe të rrëzonte sendet përtokë.

Më pas thuhet se vëllai i vogël u zgjua nga zhurma dhe nisi të fshihet prej të vëllait në kuzhinë. Ndërkohë ky i fundit nga frika se i vëllai do t’u tregonte prindërve për dëmin që kishte bërë, e goditi atë  15 herë me thikë duke e lënë të vdekur.

Kur nëna u kthye në shtëpi nuk kishte besuar atë që adoleshenti i tergonte dhe thirri policinë. Krimi ka tronditur komunitetin vendas, teksa 13-vjeçari ishte një djalë i sjellshëm. Ndërkohë hetimet për ngjarjen po vazhdojnë të kryhen nga policia vendase.

 (A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rusi rusi

Sondazh

Poll