Bota

Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ Vdesin 350 njerëz nga koronavirusi në 24 orët e fundit

27 Prill 2020, 15:24 Nga DOSJA
Ulen vdekjet në Britaninë e Madhe/ Vdesin 350 njerëz nga

BRITANI– Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 350 pacientë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, duke e çuar në 20,753 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Mesa duket situata e krijuar nga koronavirusi në Britaninë e Madhe  po shkon drejt përmirësimit, pasi krahasuar me javët e mëparshme bilanci ditor i të vdekurëve është  ulur ndjeshëm.

Nga këto 350 viktima, 329 u shënuan në Angli, ku sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, mosha e tyre ishe nga 29 deri në 100 vjeç. Ndërkohë në Skoci, janë shënuar 13 viktima duke e çuar në 1,262 numrin total të vdekjeve. Në Uells, u shënuan 8 viktima dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 796 që nga fillimi i pandemisë.

Burimi: METRO 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 13:33

ITALI– Koronavirusi bëri që shumë shtete në mbarë botën të nxirrnin nga burgjet me mijëra të dënuar për krime të ndryshme si shkak i përhapjes së Covid-19. Por ...