Bota

Kim Jong Un është gjallë. ‘The Sun’: Ja kush ishte personi në arkivol

27 Prill 2020, 16:30 Nga DOSJA
Kim Jong Un është gjallë. ‘The Sun’: Ja kush ishte

KORE E VERIUT-Ditën e djeshme në mediat e huaja u shpërndanë lajmet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Yong-un mund të ketë vdekur pas një operacioni të ndërlikuar, madje disa nga mediat shfaqën edhe foto kuishte një person i ngjashëm në një arkivol prej xhami.

Por ditën e sotme është konfirmuar se ai është gjallë pasi së fundmi vetë ai dërgoi një urim për ditën e lirisë në Afrikë.

Por kush ishte personi në arkivol? Sipas mediave ndërkombëtare, fotoja e publikuar ditën e djeshme është realizuar në vitin 2011 në funeralin e Kim Jong-il, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Fillimisht fotografia u publikua nga media japoneze HKSTV dhe më pas u shpërnda nga media të tjera të huaja.

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un nisën pasi mungoi në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim yong un kore e veriut kim yong un kore e veriut

Sondazh

Poll