Bota

 Kryeministri Boris Johnson sot u kthye në punë pas shërimit nga  COVID-19. Çfarë tregon në të vërtet gjuha e trupit t

27 Prill 2020, 16:19 Nga DOSJA
 Kryeministri Boris Johnson sot u kthye në punë pas shërimit

BRITANI E MADHE- Boris Johnson ditën e sotme njoftoi papritur ditën e sotme se është rikthyer në punë, para derës së famshme të zezë Nr.10 në Downing Street.

Kryeministri doli  jashtë për të mbajtur fjalimin e tij të parë në publik pas shërimit të nga COVID-19. Kujtojmë që Johnson u shpëtua nga mjekët dhe infermierët e NHS dhe ju nënshtrua edhe kujdesit intensiv.

Këtu, eksperti i gjuhës së trupit,  Judi James zbulon gjestet sekrete të kryeministrtit britanik, që sipas tij tregojnë se si po ndihet me të vërtetë Boris.

Ai u mblodh gjatë momenteve të fundit të fjalimit të tij, ecja e tij ishte e paqëndrueshme në podium, dhe mënyra se si ai mbështeti  krahët tek foltorja, sugjeroi se nuk duhet ta nënvlerësojmë sa virusi e ka lodhur shumë Johnsonin dhe se ende mund të mos jetë në gjendjen më të mirë.

Ndryshe nga zëri i tij i  lartë, që gjithmonë fliste me bindje dhe shumë vullnet, ditën e sotme para kamerave Johnson kishte një zë më lehtë që nuk të jepte përshtypjen se është po ai Johnson i fuqishëm.

Boris nisi të fliste me mesazhe të thjeshta. Ndër të tjera ai tha se  virusi  po e “kalon kulmin” e Covid-19, në atë moment ai donte të sigurohej për çfarë  po fliste dhe me sy kontrolloi shënimet e tij.

Në përfundim të fjalimit ai përshëndeti me grusht  duke ngritur dorën, por jo fuqishëm që të të jepte idenë se është shëruar plotësisht. Ai e ngriti dorën lehtë, dukej  sikur s’kishte fuqi dhe ndihej i dobët.

Mbi 3 milionë të infektuar, 209,001 viktima dhe 893,196 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Amerika është vendi i parë në botë për numrim më të lartë të viktimave. Në SHBA deri më tani kanë humbur jetën 56,009 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 993,852 të tjerë.COVID-19 nuk është larguar as nga Europa. Në Itali kanë numri i viktimave ka shkuar në 26,977 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23,521  qytetarë. Edhe Franca është në luftë me virusin. 22.856 viktima janë shënuar deri më tani në Francë.

Burimi: Metro 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson judi james koronavirusi në britaninë e madhe boris johnson judi james koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll