Bota

Shuhen dyshimet? / Bëhet “i gjallë” diktatori i Koresë së Veriut, uron Afrikën për Ditën e Lirisë, ende asnjë PAMJE

27 Prill 2020, 15:02 Nga DOSJA
Shuhen dyshimet? / Bëhet “i gjallë” diktatori i

KORE E VERIUT– Pas thashetheme se është në gjendje të rëndë shëndetësore apo edhe se ka ndërruar jetë, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un është bërë i “gjallë”.

Kim Jong-un, disa orë më parë ka dërguar një mesazh për Ditën e Lirisë së Afrikës së Jugut. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, 36 vjeç, uroi Presidentin Cyril Ramaphosa, për festën kombëtare dhe shprehu besimin se marrëdhëniet midis dy vendeve do të vijojnë që të përparojnë. 

Të gjitha dyshimet për gjendjen shëndetësore të tij u shtuan me 15 prill kur ai nuk mori pjesë në përkujtimin e 108 vjetorit të gjyshit të tij, Kim Il Sung. Udhëheqësi Suprem raportohet se i është nënshtruar një operacioni në zemër në spitalin privat të familjes së tij “Mount Paektu”.

Ditën e djeshme mediat japoneze raportuan se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa disa media të tjera publikuan një foto se ai kishte vdekur. Pak orë më vonë një zyrtar i  Koresë së Veriut në një deklaratë për mediat tha se ai është shëndoshë e mirë, megjithatë pavarëisht deklaratave dhe reagimeve, Jong-un ende nuk ka dalë me pamjet për të shuar të gjithë dyshimet.

Burimi:Metro

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota afrikë cyril ramaphosa kim jong un kore e veiut afrikë cyril ramaphosa kim jong un kore e veiut

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 13:33

ITALI– Koronavirusi bëri që shumë shtete në mbarë botën të nxirrnin nga burgjet me mijëra të dënuar për krime të ndryshme si shkak i përhapjes së Covid-19. Por ...