Riten sërish vdekjet në Itali/ 333 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, shkon në 26.977 numri total i të vdekurëve
27 Prill 2020, 16:14Nga DOSJA
ITALI–333 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave në 26.977.
Krahasuar me një ditë më parë sërish sot ka pasur njërritje të numrit të viktimave, sepse ditën e djeshme u shënuan vetëm 260 të vdekur.
Lajmi i mirë është se ndryshe nga ditët e tjera ka rënë ndjeshëm numri i të infektuarëve në Itali. Sot janë konfirmuar 1.739 raste të reja duke e çuar në 199.414 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve nga Covid-19.
Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi, dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.
Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.
KROACI– Ditën e djeshme Kroacia ka vendosur që në vend të nis zbutja e masave të vendosura për parandalimin e Covid-19. Kjo është miratuar nga Shtabi Komb...
BRITANI– Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën të paktën 350 pacientë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, duke e çuar në 20,753 numrin e përgjithshëm ...
RUSI– Një mjeke,e cila ishte drejtoreshë në qytetin Krasnoyrask të Rusisë, është hedhur nga dritarja e spitalit, pasi është informuar se në spitalin ku punonte ...
KOSOVË– Një 53-vjeçar nga Peja ka ndërruar jetë sot në Kosovë, duke u bërë viktima e 22-të e COVID-19. Sipas një njoftimi nga Klinika Infektive, bëh...
PARIS– Ka nisur pas 1 muaj e gjysmë puna për rikonstruktimin e Katedrales Notre Dame në Paris që u shkatërrua nga flakët një vit më parë. Zjarri e shkatërroi ...
KORE E VERIUT– Pas thashetheme se është në gjendje të rëndë shëndetësore apo edhe se ka ndërruar jetë, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un është bërë i ...
SHBA– Kina prej muajsh tashmë po përballet me akuza të forta se është shkaktarja e përhapjen e koronavirusit në mbarë botën.Por ende askushm, asnjë studim apo s...
MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni, ka njoftuar se do të kërkojë nga qeveria që vendosja e maskave mbrojtëse të bëhet e detyrueshme për qy...
ITALI– Ekonomia e tretë evropiane mbetet e papunë, por kompanitë strategjike italiane gradualisht rifilluan të hapen këtë të hënë, me masa drastike të sigurisë ...
SHBA- Pedofili i famshëm Jeffrey Epstein, i cili ka vdekur në burg, ka trafikuar dhe abuzuar seksualisht me vazja në moshën 11 vjeç, deri në vitin 2018. ...