Bota

Rinisin punimet në katedralen Notre-Dame në Paris, punëtorët rikthehen pas një muaj e gjysmë si shkak i izolimit të Covid

27 Prill 2020, 15:14 Nga DOSJA
Rinisin punimet në katedralen Notre-Dame në Paris, punëtorët

PARIS– Ka nisur pas  1 muaj e gjysmë puna për rikonstruktimin e Katedrales Notre Dame në Paris që u shkatërrua nga flakët një vit  më parë. Zjarri e shkatërroi ndërtesën 850-vjeçare një vit më parë, dhe dhurimet për restaurimin e saj erdhën nga e gjithë bota.

Puna ka nisur gradualisht, megjithatë me vonesat e shkaktuara nga plumbi toksik i lëshuar nga zjarri, stuhitë gjatë dimrit dhe më pas nga pandemia e Covid-19, gjë që bëri mbylljen e punimeve në muajin mars.

Ditën e sotme ka filluar puan për riparimin e katedrales, ku punëtorët duhet të mbajnë distancën mes njëri-tjetrit. Kjo përfshin përshtatjen e dusheve dhe dhomave të ndërrimit të punëtorëve.

Megjithë vonesat dhe krizën e vazhdueshme të koronavirusit, përgjegjësi i katedrales, Patrick Chauvet, tha që puna ishte ende në vazhdim për të arritur afatin pesë-vjeçar të vendosur nga Presidenti Emmanuel Macron.

“Është e vërtetë që ne kemi humbur një muaj e gjysmë. Por projekti është në rrugën e duhur për të përmbushur afatin 5-vjeçar të Macron.”- tha Chauvet.

Simboli i kryeqytetit të Francës, Katedralja e Notre Dame u përfshi nga flakët pasditen e 15 prillit. Nga zjarri u shkatërrua tërëisht çatia prej lisi dhe kupula, por zjarrfikësit ia dolën që të shpëtonin dy kullat dhe fasadën. Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Presidenti Emmanuel Macron ka premtuar se do ta rindërtonte Katedalen duke kërkuar edhe donacione. Edhe Shqipëria e dha kontributin e saj duke dhuruar 100 mijë euro.

Burimi: France.24

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron katedralja e notre dame patrick chauvet zjarri ne katedralen e notre dame emmanuel macron katedralja e notre dame patrick chauvet zjarri ne katedralen e notre dame

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 13:33

ITALI– Koronavirusi bëri që shumë shtete në mbarë botën të nxirrnin nga burgjet me mijëra të dënuar për krime të ndryshme si shkak i përhapjes së Covid-19. Por ...