Bota

E pabesueshme! Mjekët e Britanisë alarmojnë vendin: Te fëmijët po shfaqet një sëmundje e ngjashme me Covid-19, kërkon pa

27 Prill 2020, 16:59 Nga DOSJA
E pabesueshme! Mjekët e Britanisë alarmojnë vendin: Te

BRITANI– Në Britani është shfaqur një gjendje serioze tek fëmijët lidhur me koronavirusin. Mjekët e NHS kanë alarmuar vendin duke  njoftuar se një numër i lartë famijësh po vijnë në gjendje të rëndë dhe po trajtohen në kujdesin intensiv.

Sipas mediave të huaja, tek fëmijët është vënë re një “sindrom inflamator” e cila është shumë e ngjashme me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit.

Shoqata e Kujdesit Pediatrik Pediatrik tha që gjendja e paidentifikuar kërkon kujdes intensiv. Ata thonë se sindromi ka karakteristikat e Covid-19, ndërsa shumë fëmijë kanë shfaqur simptoma gastrointestinale, si të vjellat dhe diarreja.

Mjekët paralajmëruan se rastet kanë tipare të sindromës së shokut toksik dhe Sëmundjes atipike Kaëasaki, një gjendje inflamatore që sulmon enët e gjakut dhe zemrën. Këto kushte mund të shkaktojnë ënjtje të brendshme të dëmshme, ethe dhe probleme me frymëmarrjen  të cilat janë edhe simptomat kryesore të koronavirusit.

Rastet me këtë simptomë kanë filluar të shfaqen vetëm në tre javët e kaluara  pasi vendi arriti kulmin e epidemisë së saj, sipas memorandumit. Në paralajmërimin, e dërguar mjekëve të përgjithsëm në Londrën e Veriut, mjekët thanë:

Ekziston një shqetësim në rritje se një sindrom inflamator i lidhur me [Covid-19] po shfaqet tek fëmijët në Britani të Madhe. Gjatë tre javëve të fundit, ka pasur një rritje të dukshme të numrit të fëmijëve të të gjitha moshave që paraqesin një gjendje inflamatore që kërkon kujdes intensiv në të gjithë Londrën dhe gjithashtu në rajone të tjera të MB.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani koronavirusi ne britani britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll