Bota

Shkon në 22 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë, ndërron jetë një 53-vjeçar

27 Prill 2020, 15:14 Nga DOSJA
Shkon në 22 numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë,

KOSOVË– Një 53-vjeçar nga Peja ka ndërruar jetë sot në Kosovë, duke u bërë viktima e 22-të e COVID-19. Sipas një njoftimi nga Klinika Infektive, bëhet me dije se i njëjti është hospitalizuar një ditë më parë si i dyshuar me COVID 19.

Klinika Infektive njofton se sot më 27/04/ 2020 në këtë klinikë, ka vdekur pacienti Xh.I. (1967) nga komuna e Pejës. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive një ditë më parë, me datën 26/04/2020, në orët e pasditës, si i dyshuar për COVID-19.

Të njëjtit i është marrë strisho nazofaringeale për COVID-19 dhe pas analizës për SARS-COV-2, që e ka bërë IKSHPK, i njëjti ka rezultuar se ka qenë me sëmundjen Covid-19, krahas sëmundjeve të tjera shoqëruese”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 13:33

ITALI– Koronavirusi bëri që shumë shtete në mbarë botën të nxirrnin nga burgjet me mijëra të dënuar për krime të ndryshme si shkak i përhapjes së Covid-19. Por ...