Politike

4 të vrarë në pak orë, vjen reagimi i parë nga PD: Rendi dhe siguria publike kanë degraduar, kriminelët lëvizim lirshëm

27 Prill 2020, 17:11 Nga DOSJA
4 të vrarë në pak orë, vjen reagimi i parë nga PD:

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervina Salianji, ka reaguar pas dy atentateve të ndodhura sot në vend. Në një reagim në mediat sociale, Salianji shkruan se 4 vrasjet sot tregojnë degragimin e rendit dhe sigurisë publike.

Më tej ai shton se sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin, bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell.

Katër të vrarë, dy në Lezhë, dy në Durrës në mes të rrugës tregojnë qartë degradimin e rendit dhe sigurisë publike, qesharakëzimin e postblloqeve me polici dhe me ushtri me mitraloza apo policë me syze dhe policë me armë nëpër godina bosh që qeveria i nxjerr për të bërë foto propagande.

Për fat të keq çdo ditë e më shumë keqqeverisja dhe tallja me shoë po merr jetë njerëzish, po falimenton biznese dhe po shkakton trauma për qytetarët. Sot kushdo e kupton që masat e qeverisë janë për të izoluar të varfërit, qytetarët që respektojnë ligjin , bizneset e ndershme, ndërkohë që kriminelët me armë lëvizin lirshëm dhe vrasin ditën për diell”, shton demokrati.

Sot pasdite kanë ndodhur 2 atentate e kanë mebtur të vdekur 4 persona. Në Lezhë u vra, Kol Murrani dhe Preng Simoni. Ndërkohë në Durrës u ekekutuan me breshëri plumbash, Viktor dhe Besmir Haxhia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin salianji kriminaliteti ne shqiperi vrasja ne durres vrasje në lezhë ervin salianji kriminaliteti ne shqiperi vrasja ne durres vrasje në lezhë

Sondazh

Poll