Politike

“Shqiptarët duan alternativa të reja”/ Ralf Gjoni: Sapo të fillojë lëvizja do krijoj parti të re

27 Prill 2020, 10:50 Nga DOSJA
“Shqiptarët duan alternativa të reja”/ Ralf Gjoni: Sapo

Tiranë- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka deklaruar se sapo të fillojë lëvizja e qytetarëve, do të krijojë një parti të re. Ai është shprehur se sa të kalojë kjo situatë do të dalë në terren për të takuar qytetarët dhe për të dëgjuar problemet e tyre.

Populli do të dalë kundër, populli shqiptar është shumë i zgjuar dhe po pret krijimin e alternativës së duhur, kjo na takon ne. Shqiptarët duna alternativa të reja dhe është roli ynë ti japim shpresë këtij segmenti në zgjedhjet e ardhme por se cfarë forme do të marrën nuk jam në gjendje ta them. Në këtë momente është detyra jonë për ta krijuar këtë alternativë, është detyra jonë që në momentin që hapet lëvizja e lirë e njerëzve të fillojmë një dialog mbarëkombëtar, të bisedojmë me njerëzit në bazë, se cfarë duan nga ne dhe cfarë roli duhet të luajmë për të përfaqësuar interesat e tyre më mirë në parlament” tha Ralf Gjoni për Report Tv.

Ai më tej ka theksuar Komisionit Hetimor  nuk do e shkarkojë presidentin Ilir Meta.  “Arsyeja pse nuk kam marrë pjesë në një votim për shkeljet e presidentit dhe i kam kundërshtuar që vjen ka qenë sepse është e qartë loja që po luhet, teatër psikologjik, nuk ka pasur arsye për të shkarkuar presidentin, mund të ketë luajtur keq, por jo shkelje të Kushtetutës. E dija që vjet që Meta nuk do të shkarkohej, qeveria nuk e ka pasur ndërmend, e kanë përdorur si shkop për presion. Këtë lojë e ka luajtur Berisha shumë mirë që është babai i kësaj, edhe Rama dhe Meta më pas. Fatmirësisht ka ardhur fundi i kësaj loje të pisët“, ka deklaruar ai.

Ndërsa për Bashën është shprehur: “Lulzim Basha është dezhurn në krye të një partie që braktisi parlamentin. Nuk kam asnjë lloj opinioni për Bashën, nuk po luan asnjë rol. Po ja mbajti se të bjerë dakord për të hapur listat dhe të garojmë hapur dhe e shikojmë sa marrin PD, PS apo LSI apo ndonjë parti që mund të krijohet nesër”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni ralf gjoni me parti të re ralf gjoni ralf gjoni me parti të re

Sondazh

Poll

Politike 26 Prill 2020, 19:52

TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr Bamir Topi në një lidhje direkte nga shtëpia e tij për “E Diell” në Top Channel zbuloi de...

Politike 26 Prill 2020, 15:35

SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta ka vijuar të publikojë aktivitetet e tij gjatë ditës së sotme nga vendlindja, Skrapari. Siç shihet edhe nga postimet e bëra...