Politike

“Deti është hidroterapi”, Tritan Shehu gjen “vaksinën”: Dielli shkatërron COVID-19, dilni nga ambien

27 Prill 2020, 10:27 Nga DOSJA
“Deti është hidroterapi”, Tritan Shehu gjen

TIRANË-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se qeveria po ndjek strategjinë e gabuar. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ai thotë se hapësira natyrore duhet të shfrytëzohet kundër COVID, pasi sipas tij, dielli dhe deti e shkatërrojnë atë. Pa iu referuar një studimi konkret se ku bazohet në këtë konstatim, Shehu thekson se qytetarët duhet të dalin nga ambientet familjare, e të përdorin “ilaçet” natyrale.

POSTIMI I PLOTË: 

Mos vazhdoni të gaboni, dielli, ujërat, ajri e hapësirat shqiptare duhen shfrytëzuar kundër Covid-19! Nuk ka asnjë dyshim që kontakti sa më i gjatë me diellin, drita natyrale në terësi, ujërat, veçanërisht ato detare, shkatërrojnë Covid-19 dhe rrisin imunitetin e njerëzve, duke dobësuar forcën e epidemisë.

Kjo do të ulë edhe koncentrimet e banorëve në qytete apo dhe në ambientet e mbyllura familjare, që sot rrezikojnë të bëhen burimi kryesor i kontaminimit.

E kuptueshme që në kushtet e epidemisë e veçanërisht të mungesës së testimeve për të njohur gjendjen, kjo duhet realizuar konform disa rregullave të qarta e të zbatueshme, por këto duhet të jenë racionale, në balancë me përfitimin e madh nga kjo “terapi”, ndoshta aktualisht me efiçiente nga çdo gjë tjetër.

Është detyre e institucioneve shtetërore, që të mos mbajnë të bllokuar qytetarët prej mungesës së vizionit të tyre, por me urgjencë të bëjnë publike këto rregulla duke garantuar zbatimin, pa u bërë pengesë për shfrytëzimin e kësaj mundësie të madhe, që Perëndia e Natyra u ka dhënë shqiptarëve.

Reagimi vjen në kohën kur situata me COVID në Shqipëri është më e stabilizuar. 736 të infektuar, 28 viktima dhe 422 të shëruar. Ky është bilanci i deritanishëm i përhapjes së pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Situata është më e stabilizuar në vendin tonë, kur ka nisur edhe hapja graduale e ekonomisë. Tashmë Gjirokastra, Delvina, Saranda janë zona të gjelbra ku lejohet lëvizja pa autorizim në fashën e vendosur nga qeveria. Pandemia është izoluar në Krujë ku nuk ka patur më raste të reja, ndërsa edhe Shkodra duket se është nën kontroll. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur, ku në të të dy spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ndalohet plazhi tritan shehu koronavirusi ne shqiperi ndalohet plazhi tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 26 Prill 2020, 19:52

TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr Bamir Topi në një lidhje direkte nga shtëpia e tij për “E Diell” në Top Channel zbuloi de...

Politike 26 Prill 2020, 15:35

SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta ka vijuar të publikojë aktivitetet e tij gjatë ditës së sotme nga vendlindja, Skrapari. Siç shihet edhe nga postimet e bëra...