Politike

“Është pandemi sezonale, murtajë që po na gllabëron”, Salianji publikon videon e Ramës: Po përdor Covod-19 për karri

27 Prill 2020, 11:47 Nga DOSJA
“Është pandemi sezonale, murtajë që po na

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një vide ku dëgjohen disa deklarata të kryeministrit Edi Rama. Në një status në Facebook, Salianji shkruan se kryeministri ka ndërruar shumë herë versione në lidhje me situatën e pandemisë në Shqipëri dhe se po e përdor Covid-19, për të mbajtur karrigen e tij. 

Në video dëgjohet kryeministri Edi Rama që në fillim të videos dëgjohet të thotë se nuk jemi në kushtet e murtajës, dhe se koronavirusi është një epidemi sezonale. Ndërsa më pas, thotë që kjo mortja i ka rënë të gjithë botës, jo vetëm ne.

Referuar këtyre fjalëve, Salianji shprehet se Rama është një klloun që çfarë thotë në  një moment nuk thotë në një tjetër. 

Denoncimi i plotë

Dëgjoni Edi Ramën se si i mashtron dhe tallet me qytetarët që sot meritojnë qeverisje të pergjegjshme dhe serioze! Shikoni dhe dëgjoni se si çfarë thotë në një moment e ndryshon tëresisht momentin tjetër për ti shërbyer pushtetit të tij personal duke u sjellë si klloun! Klloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. Që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit. Po kujt t’ia thuash këtë?! Kllouni nuk degjon dhe nuk sheh ç’ thotë e bën.  Kllouni e ka mendjen për shfaqje me shpresën se do t’u largojë mendjen shqiptarëve nga hallet dhe do vazhdojë të zhvasë për vete dhe një grup okigarkësh afër tij .

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ervin salianji koronavirusi ne shqiperi edi rama ervin salianji koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 26 Prill 2020, 19:52

TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr Bamir Topi në një lidhje direkte nga shtëpia e tij për “E Diell” në Top Channel zbuloi de...

Politike 26 Prill 2020, 15:35

SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta ka vijuar të publikojë aktivitetet e tij gjatë ditës së sotme nga vendlindja, Skrapari. Siç shihet edhe nga postimet e bëra...