COVID-19/ Meta takim me Kryetarin e Fasonerive: I kam kërkuar qeverisë të evitojë kolapsin në këtë sektor
27 Prill 2020, 10:12Nga DOSJA
Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjika përsa i përket situatës së fundit të krijuar në këtë sektor nga COVID-19. Në një postim në Facebook presidenti shprehet ndër të tjera se i ka kërkuar qeverisë të evitojë kolapsin në këtë sektor.
“Sot, prita në një takim Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika dhe dëgjova me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit. Z. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare. Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu.”, shprehet Meta në një postim në Facebook.
Në këtë periudhë pandemie, fasoneritë në vend janë ‘vatra të nxehta’ infeksioni. Problematike janë fasoneritë në Krujë, Elbasan dhe Kurbin, pasi aty janë infektuar dhjetëra punonjës.
736 të infektuar, 28 viktima dhe 422 të shëruar. Ky është bilanci i deritanishëm i përhapjes së pandemisë COVID-19 në Shqipëri. Situata është më e stabilizuar në vendin tonë, kur ka nisur edhe hapja graduale e ekonomisë. Tashmë Gjirokastra, Delvina, Saranda janë zona të gjelbra ku lejohet lëvizja pa autorizim në fashën e vendosur nga qeveria. Pandemia është izoluar në Krujë ku nuk ka patur më raste të reja, ndërsa edhe Shkodra duket se është nën kontroll. Edhe numri i të shtruarve në spitale është ulur, ku në të të dy spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 34 pacientë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kanë qenë të shumta komentet pas videos që u shpërnda dje nga presidenti Ilir Meta, i cili the karantinën dhe shkoi në fshatin Cepan në Skrapar. La...
TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar një tjetër reagim pas akuzoi kryeministrin Edi Rama se qeveria nuk ka ndohmuar vërtet aq familjes saç...
Politike26 Prill 2020, 19:52
TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr Bamir Topi në një lidhje direkte nga shtëpia e tij për “E Diell” në Top Channel zbuloi de...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratik,e Gazmend Bardhi ka publikuar një dokument, sipas të cilit vërtetohet se qeveria nuk po ndihmon...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim të një qytetari në profilin e tij në Facebook. Berisha shkruan se një person i sëmurë me ka...
TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka replikuar ashpër me gazetarin Baton Haxhiu, teksa ka publikuar një vide të këtij të fundit ku shprehet s...
Politike26 Prill 2020, 15:35
SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta ka vijuar të publikojë aktivitetet e tij gjatë ditës së sotme nga vendlindja, Skrapari. Siç shihet edhe nga postimet e bëra...
Tiranë-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar mesditën e sotme se që nga nesër (27 prill), qytetarët mund të lëvizin 2 orë gjatë ditës, brenda...
Tiranë– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka reaguar ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit mohoi akuzat nga selia blu për tenderat sekrete. Spaho shpre...
Shqipëri– COVID-19 është një kërcënim për të gjithë! Virusi ka izoluar të pasur e të vrafër, biznesmenë, politikanë, punjonjës, tregtarë, blegtorë, studentë e n...