Politike

PD kërkon hetim nga KLSH për tenderat sekret: Janë vjedhur fonde, mund të ishin ndihmuar mijëra familje dhe bizneset

27 Prill 2020, 14:55 Nga DOSJA
PD kërkon hetim nga KLSH për tenderat sekret: Janë vjedhur fonde,

TIRANË- Partia Demokratike i ka dërguar sot një kërkesë Kontrollit të Lartë të Shtetit për të hetuar, nëse tenderat e disa ministrive kanë abuzime, pasi shumica e tyre janë shpallur sekret nga qeveria. Nëpërmjet një kërkese zyrtare, opozita shpreh shqetësimin se përmes këtyre procedurave jotransparente, paratë e shqiptarëve mund të jenë përdorur në mënyrë abuzive dhe korruptive.

Bëhet fjalë për 17 tendera të Ministrisë së Mbrojtes, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, që kanë paracaktuar fituesin në blerjen e paketave ushqimore apo mjeteve mbrojtëse mjekësore anti-COVID dhe kërkohet në një hetim nga KLSH.

Të gjitha këto procedura, për aq sa janë bërë publike, provojnë paracaktimin e fituesve dhe një rritje fiktive të çmimeve të blerjes së mallrave të prokuruara. Pjesa dërrmuese e kontratave është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave dhe nuk është bërë as publikimi i ofertave, as publikimi i kontratës.”- thuhet në kërkesën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Partia Demokratike ka deklaruar më herët se me këto kontrata sekret, me çmime 2-3 herë më të larta se tregu, janë abuzuar miliona lekë, të cilat mund të ishin përdorur për të ndihmuar më shumë bizneset apo qytetarët në vështirësi të rënda ekonomike. Pas kësaj letre, KLSH ka nisur punën dhe ka dërguar disa kërkesa në Kuvend dhe tek Agjencia e Prokurimit Publik, ku do bëhen dhe auditime.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimet e pd gazment bardhi kontrolli i larte i shtetit tenderat e denoncuar nga pd denoncimet e pd gazment bardhi kontrolli i larte i shtetit tenderat e denoncuar nga pd

Sondazh

Poll