Politike

VIDEO/”Karantinë apo liri”, Artan Hoxha thumbon Metën: S’të lë Garda të shkosh në Çepan se është “mbrojtësi”

27 Prill 2020, 09:18 Nga DOSJA

TIRANË- Kanë qenë të shumta komentet pas videos që u shpërnda dje nga presidenti Ilir Meta, i cili the karantinën dhe shkoi në fshatin Cepan në Skrapar. Lajmi nuk i ka shpëtuar edhe gazetarit investigativ Artan Hoxha. Përmes një kundër-videoje që ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale, Hoxha thotë se kur qyteti është në rrethim, fshati shijon natyrën.

“Karantinë apo liri… Kur shtet-rrethimi sundon qytetin, fshati malor shijon lirine, natyren, ajrin, diellin!!! Distance fizike nga njerezit… Perqafo natyren…”,-shkruan Hoxha krahas videos. 

Karantinë apo liri…Kur shtet-rrethimi sundon qytetin, fshati malor shijon lirine, natyren, ajrin, diellin!!!Distance fizike nga njerezit…Perqafo natyren…

Gepostet von Artan Hoxha am Sonntag, 26. April 2020

Poshtë postimit, njëri prej ndjekësve e pyet nëse ndodhet në fshatin Cepan, që u vizitua nga Meta. Këtu, Hoxha se ka lënë ironinë kur thotë se: “aty nuk te le Garda se ka shkuar mbrojtesi i kushtetutes.”

Komentet tek postimi i Artan Hoxhës:

 

Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta u shfaq në Cepan të Skraparit duke thyer kështu rregullat që ndalojnë lëvizjen për popullin e thjeshtë. Kjo video nuk u prit mirë në media dhe rrjetet sociale, ku shumë persona ngritën shqetësimin sepse shteti funksionon me dy standarte. Megjithatë, presidenti nuk ishte i vetmi që theu rregullat. Dosja.al solli pamjet ekskluzive nga Dhërmiu dhe Radhima, ku në një hotel dhe resortin Bojo, politikanë, biznesmenë e gazetarë zbarkuan për të harruar sa keq ia kalojnë kur ndodhen në Tiranë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha ilir meta ilir meta ne skrapar artan hoxha ilir meta ilir meta ne skrapar

Sondazh

Poll

Politike 26 Prill 2020, 19:52

TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr Bamir Topi në një lidhje direkte nga shtëpia e tij për “E Diell” në Top Channel zbuloi de...

Politike 26 Prill 2020, 15:35

SKRAPAR– Presidenti Ilir Meta ka vijuar të publikojë aktivitetet e tij gjatë ditës së sotme nga vendlindja, Skrapari. Siç shihet edhe nga postimet e bëra...