Politike

E pyesin për ish-ministrin Saimir Tahiri, vihet në siklet Jorida Tabaku, demokratja s’flet për shokun e klasës: S’tregoh

27 Prill 2020, 14:43 Nga DOSJA
E pyesin për ish-ministrin Saimir Tahiri, vihet në siklet Jorida

Godina e gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet, është prishur, për t’u rindërtuar sërish. Për të folur rreth kujtimeve të gjimnazit, në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishin të ftuar disa personalitete që kjo shkollë ka nxjerrë në vite. Një prej tyre është dhe ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

Teksa Jorida po fliste për kujtimet e gjimnazit dhe shokët e klasës, një pyetje ngacmuese erdhi nga moderatori Flori Gjini, i cili e pyeti Joridën mbi ish-ministrin Saimir Tahiri, duke qenë se Tahiri dhe Tabaku në gjimnaz kanë qenë në të njëjtën klasë.

“Po e diksutoja me Julkën dhe mendoja se ishim në klasë tani. Unë nuk kisha parë asgjë për gjimnazin Sami Frashri, na dërgojnë foto të shkollës duke u prishur, në grupin e gjimnazit në Whats App. I thashë jo nuk ka mundësi, madje kishte rrethuar me rreth jeshil dhe klasën, dhe thonin sa të fortë jemi. Ne e mbajmë shumë, unë herën e fundit nuk kam qenë dot , por ja kemi kaluar shumë mirë. Gjimnazi është periudha më e bukur dhe ne na duket vetja më e veçantë se të tjerët. Ne flasim shumë, diskutojmë shumë”, tha Tabaku.

Në këto momente, Flori e pyeti Joridën nëse edhe ish-ministri Saimir Tahiri, është pjesë e grupit virtual.

“Flori nuk tregohen të gjitha këtu”, u shpreh Jorida.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku saimir tahiri shembja e shkolles sami frasheri jorida tabaku saimir tahiri shembja e shkolles sami frasheri

Sondazh

Poll

Politike 26 Prill 2020, 19:52

TIRANË– Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr Bamir Topi në një lidhje direkte nga shtëpia e tij për “E Diell” në Top Channel zbuloi de...