Bota

“Pekini veproi në rregull” Bill Gates mbështet partinë komuniste në Kinë, sulmon SHBA për Covid-19

27 Prill 2020, 14:55 Nga DOSJA
“Pekini veproi në rregull” Bill Gates mbështet

SHBA– Kina prej muajsh tashmë po përballet me akuza të forta se është shkaktarja e përhapjen e koronavirusit në mbarë botën.

Por ende askushm, asnjë studim apo shkencëtarë nuk ka dalë me një rezultat të saktë se virusi u krijuar qëllimisht nga Kina.

“Është shumë herët për të folur nëse Kina ka faj për shpërthimin e koronavirusit dhe përpjekja për të gjetur fajtorin në Kinë është thjesht shpërqendrim.”– ka theksuar Bill Gates, i cili ndër të tjera kritikon deklaratat e pasakta dhe të padrejta që janë bërë publike kundër Qeverisë komuniste në Kinë.

“Kina ka bërë shumë gjëra ashtu siç duhet në fillim, ashtu si çdo vend ku ka dalë virusi ditët e para. Të gjitha shtetet mund të kthejnë kokën pas dhe të dallojnë sot se ku kanë gabuar. Për shembull, SHBA nuk e menaxhoi mirë situatën në krahasim me vendet e tjera, të cilat e minimizuan dëmin ekonomik. Por, nuk është koha për të folur për këtë gjë tani”.- ka thënë Gates.

Ndër të tjera ai shtoi se kjo është koha për t’u marrë me situatën e virusit, të bëhen testime, trajtime e të krijohet vaksina, pasi sipas tij  nuk ka vend për shpërqendrim.

“Tani është koha për testime, trajtime, vaksinë.  Çdo gjë tjetër është shpërqendrim. Ka shumë gjëra të pasakta dhe të padrejta që janë thënë, por edhe për këtë nuk është koha që të flasim tani.  Pas disa kohësh, do të shohim se OBSH-ja mund të kishte bërë më mirë disa gjëra, ashtu si çdo aktor tjetër në të gjithë këtë situatë. Por, puna e saj ka qenë fenomenale.”- tha Bill.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates koronavirusi në kinë shba bill gates koronavirusi në kinë shba

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 13:33

ITALI– Koronavirusi bëri që shumë shtete në mbarë botën të nxirrnin nga burgjet me mijëra të dënuar për krime të ndryshme si shkak i përhapjes së Covid-19. Por ...