Aktualitet

“Rruga e vdekjes”/ Dy vëllezërit nga Puka u vranë pak kilometra larg vendit ku u ekzektuan Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdi

27 Prill 2020, 16:49 Nga DOSJA
“Rruga e vdekjes”/ Dy vëllezërit nga Puka u vranë pak

DURRËS– Dy vëllezërit nga Puka, Viktor dhe Besmir Haxhia janë ekzekutuar me breshëri plumbash teksa po udhëtonin me makinën e tyre në zonën e quajtur “Nishtullë”. (Lexo këtu)

Ngjarja ka ndodhur vetëm një kilometër larg zonës ku janë vrarë më 2 mars dy të rinjtë, Anxhelo Avdia dhe Dorian Shkoza.

Ndryshe nga vëllezërit, dy viktimat ishin duke ecur në këmbë kur u qëlluan nga një makinë në ecje. Njëri prej tyre, Dorian Shkoza, ka qenë i dënuar me 8 vite burg për trafik droge dhe ishte liruar në vitin 2010. (Lexo këtu)

Arsyeja përse kjo rrugë “zgjidhet” nga vrasësit për të eliminuar viktimat e tyre është sepse nuk ka biznesese dhe kamera që mund të regjistrojnë ngjarjet. Megjithatë autorët nuk ia hedhin paq pasi vetëm pak metra më larg ka edhe kamera sigurie pasi bizneset nisin dhe shtohen.

Por duhet marrë parasysh fakti që shumica e mjeteve të përdorura gjatë ekzekutimeve bëhen me mjete e targa të vjedhura dhe më pas digjen në një vend të shkretë larg syrit të dëshmitarëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne nishtulle besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll