Aktualitet

Dalin EMRAT, ja kush janë dy të rinjtë që u ekzekutuan në atentat në Durrës

27 Prill 2020, 15:46 Nga DOSJA
Dalin EMRAT, ja kush janë dy të rinjtë që u ekzekutuan

DURRËS– Besmir dhe Viktor Haxhia janë dy të rinjtë që janë ekzekutuar me armë zjarri në Durrës. Dosja.al mëson se dy të rinjtë janë vrarë pasditen e sotme në Shën Vlash në Durrës, në vendin që njihet si tregu i makinave. 

Besmiri dhe Viktor Haxhiu, ky i dyti avokat, kanë qenë duke udhëtuar në një automjet të llojit “Golf 5”, në momentin që autoët u kanë zënë pritë për t’i ekzekutuar. 

Ngjarja është ende nën hetim, pasi shkaqet mbeten të panjohura, ndërkohë që mësohet se vendi ku po kontrollhet për autorët është Fushë Kruja, aty ku mendohet se ata mund të jenë fshehur. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.

(f.m/dosja.l)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhiu viktor haxhiu vrasje ne nishtulle besmir haxhiu viktor haxhiu vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 15:12

DURRËS– Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e sotme në një atentat mafioz. Mëso...