Aktualitet

Makina e bërë shoshë nga 55 plumba, shenjat duken qartë në xhamin e pasmë. Si u ekzekutuan dy vëllezërit nga Puka

27 Prill 2020, 16:27 Nga DOSJA
Makina e bërë shoshë nga 55 plumba, shenjat duken qartë

DURRËS– Dalin pamjet e para nga makina tip “Golf 6”, në të cilën po udhëtonin dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia.

Siç duket edhe nga fotoja e shkëputur nga vendngjarja, 55 plumba kanë përshkruar të gjithë mjetin, por dallohen më qartë në xhamin e pasmë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres vrasje ne durres vrasje ne nishtulle durres vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll