Aktualitet

FOTOT/ Kush janë dy vëllezërit HAXHIA, u ekzektuan brenda mjetit në Durrës, njëri biznesmen, tjetri avokat me studio ligjo

27 Prill 2020, 15:57 Nga DOSJA
FOTOT/ Kush janë dy vëllezërit HAXHIA, u ekzektuan brenda mjetit

TIRANË– Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga dy viktimat e atentatit në Durrës. Mësohet se të ekzektuarit janë Besmir dhe Viktor Haxhia, banorë në Durrës.

Një prej vëllezërve, Viktor Haxhia kishte një licensë avokatie, të firmosur nga avokati i njohur dhe profesori Maksim Haxhia. Ndërsa Besmiri drejtonte një shërbim karrotreci.

Dosja.al ka siguruar edhe FOTOT e dy të rinjëve, të cilët janë vrarë pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne nishtulle besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 15:12

DURRËS– Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e sotme në një atentat mafioz. Mëso...