Aktualitet

30 të shoqëruar për vrasjen e dyfishtë në Durrës, Policia ‘harron’ edhe koronavirusin, kap dëshmitarin prej krahu, pa

27 Prill 2020, 16:35 Nga DOSJA
30 të shoqëruar për vrasjen e dyfishtë në Durrës,

DURRËS– 30 persona janë shoqëruar në Policia për vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia. Dosja.al ka siguruar pamje nga vendngjarja kur Policia shoqëron një të ri për në Komisariat. 

Siç duket edhe nga pamjet, mesa duket përballë një ngjarje të tillë është harruar edhe koronavirusit, pasi efektivët jo vetëm që nuk mbajnë distancë me të shoqëuarin por e mbajnë prej krahu. 

Një pjesë e të shoqëruarve mësohet të jenë banorë të zonës, ndër të cilët mund të ketë edhe ndonjë dëshmitar që ka parë gjithë ngjarjen. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia viktor haxhia vrasje ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll